Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Reaction”.
Në pranga ka rënë 33-vjeçari Marash Aliaj. Ndërsa në kërkim janë shpallur Elton Humda dhe Genc Logu. Sipas policisë këta shtetas kanë dhunuar dhe grabitur shitësin e një biznesi duke i vjedhur 100 000 lekë të rinj.
Të tre këta shtetas rezultojnë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.








