Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një dekadë pritje për pistën e skive në Korçë, premtimi mbeti 3D

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Një dekadë pritje për pistën e skive në Korçë, premtimi mbeti 3D
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga premtimet e përsëritura tek vizualizimet 3D, Bashkia e Korçës ka dhjetë vite që nuk ka bërë asnjë hap konkret për t’i dhënë jetë ndërtimit të pistës së skive dhe resortit dimëror. Faktoje rikthen në vëmendje premtimin e pambajtur të kryebashkiakut Sotiraq Filo.

Prej një dekade, pista e skive bashkë me një resort dimëror në Korçë mbetet një nga premtimet më të ricikluara të kryebashkiakut Sotiraq Filo.

Që prej vitit 2015, Faktoje e ka ndjekur nga afër këtë angazhim publik, i cili është shfaqur në fushata të njëpasnjëshme, herë me skica projektesh, herë me prezantime 3D, por asnjëherë me punime konkrete në terren.
Ndërsa vitet kanë kaluar, dhe Korça është kthyer një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të vendit, premtimi për zhvillimin e turizmit dimëror përmes një piste skish ka mbetur në vendnumëro.

Në zgjedhjet vendore të vitit 2023, Filo e riktheu projektin, duke publikuar një vizualizim virtual të një resorti modern në zonat malore të Korçës. Ai e prezantoi atë si një investim që do të gjallëronte ekonominë, do të zgjaste sezonin turistik gjatë gjithë vitit dhe do të sillte të ardhura të reja për zonën.

Mirëpo pas premtimeve, realiteti ka qenë krejt tjetër.

Bashkia ‘dorëzohet’: S’kemi informacion

Dy vite më parë, Bashkia e Korçës i konfirmoi Faktoje-s se nuk kishte arritur të gjente mënyrën e financimit për projektin e pistës së skive dhe resortit dimëror. I njëjti problem vijoi edhe gjatë vitit të kaluar. Bashkia argumentonte se përmasat e mëdha të investimit kërkonin bashkëpunim shumëpalësh mes qeverisë, bashkive të tjera të rajonit, Federatës Shqiptare të Skive dhe investitorëve privatë.

Në komunikimin zyrtar të një viti më parë, institucioni pohonte se kishte piketuar malin e Gramozit si një nga zonat më të mundshme ku mund të ndërtohet resorti bashkë me pistën e skive.

Për këtë arsye, në malin e Gramozit po monitoroheshin kushtet klimatike përmes një stacioni meteorologjik, si një hap i domosdoshëm për të identifikuar zonën e përshtatshme për ndërtimin e pistës së skive.

Ky informacion krijoi përshtypjen se projekti mund të ishte në një fazë studimore, megjithëse pa një plan të qartë financimi.
Për të kuptuar nëse projekti kishte pësuar ndonjë zhvillim këtë vit, Bashkisë Korçë iu kërkua një kërkesë të re për informacion. Mirëpo, përgjigjja e këtij viti ishte e shkurtër dhe shterpë.

“Në lidhje me pistën e skive nuk kemi informacion”, pohon Bashkia e Korçës.
Asnjë shpjegim për fazën në të cilën ndodhet projekti, asnjë referencë për monitorimin e kushteve klimatike, asgjë për financimin ose për hapat e ndërmarrë.

Projekt me potencial, por pa drejtim

Ekspertët e turizmit e konsiderojnë prej vitesh këtë projekt si shumë të rëndësishëm për diversifikimin e ofertës turistike të Korçës, sidomos në sezonin dimëror.
Zak Topuzi nga Shoqata e Hoteleri-Turizmit ka theksuar se mungesa e pistave të skive është një nga boshllëqet më të mëdha që ka Shqipëria për sa i përket sporteve dimërore.
Sipas tij, investimi në infrastrukturën e pistave është kusht i domosdoshëm për ndërtimin e resorteve dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm për 365 ditë.
Por edhe pse potenciali ekziston, mungesa e një strategjie të qartë, e financimit dhe e prioritetit institucional ka bërë që projekti të mbetet në letër. Edhe më problematike është fakti që këtë vit, Bashkia nuk ka më as informacion bazë për nismën.

Përfundim

Duke nisur nga viti 2015, kur Filo premtoi për herë të parë ndërtimin e një kompleksi turistik dhe një piste skish, e deri te vitet e fundit kur projekti u paketua me imazhe 3D, premtimi ka kaluar nga një fazë në tjetrën pa asnjë hap konkret.

Pas verifikimeve të vazhdueshme, dhe sidomos pas deklaratës së këtij viti ku Bashkia thotë se “nuk ka informacion”, Faktoje e kategorizon sërish këtë premtim si të pambajtur./Faktoje.al

Tags: bashkia korcekorcepista e skive
Previous Post

EMRAT/ Dhunuan dhe grabitën shitësin në Tiranë. Arrestohet 33-vjeçari, në kërkim dy bashkëpunëtorët

Next Post

Kryesia e PD merr vendimin, ja kur do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar, çështjet kryesore që do diskutohen

Next Post
Kryesia e PD merr vendimin, ja kur do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar, çështjet kryesore që do diskutohen

Kryesia e PD merr vendimin, ja kur do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar, çështjet kryesore që do diskutohen

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al