Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Dua ndihmë”, shqiptari jep alarmin nga Franca: Më rrëmbyen vajzën 18-vjeçare para shtëpisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
“Dua ndihmë”, shqiptari jep alarmin nga Franca: Më rrëmbyen vajzën 18-vjeçare para shtëpisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ka goditur një familje shqiptare që jeton në Francë. Vetëm dy ditë më parë, në orën 07:30 të mëngjesit, para oborrit të banesës së saj, vajza 18-vjeçare Erinda Berisha është rrëmbyer.

Një mëngjes që duhej të ishte si gjithë të tjerët u shndërrua në një makth të vërtetë. Prindërit kanë dëgjuar klithmat e vajzës së tyre, britma ndihme që ende u jehojnë në mendje dhe në zemër, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë. Që nga ai moment, heshtja ka zëvendësuar çdo shpresë, ndërsa frika dhe ankthi po i copëtojnë çdo minutë që kalon. Deri më tani nuk ka asnjë informacion për fatin e saj.

Askush nuk di ku ndodhet, në çfarë gjendje është, apo pse kjo vajzë e re u bë viktimë e një akti kaq të rëndë. Sot, kjo familje kërkon të dëgjohet, të mos mbetet vetëm në këtë dhimbje dhe të gjendet vajza e tyre. Një thirrje që vjen nga thellësia e zemrës së babait të saj, apelon për ndihmë. Ai tha se vajza i kishte dërguar mesazh zanor motrës së saj ku i kërkonte ndihmë. Po ashtu ajo i kishte çuar dhe një mesazh nënës së saj ku i shkruante se nuk do të kthehej në shtëpi atë natë.

“Vajza atë ditë nuk ka shkuar në shkollë. Prej 10 vitesh jetoj në Francë. Ajo vinte në shkollë dhe më pas rrinte në shtëpi. Merrte diplomën tani, ishte viti i fundit. Rreth orës 18:00 i dërgon një sms gruas time dhe i shkroi; mami mos më prisni! Ne ikëm në polici, bëmë denoncimin. Ishte te shoqja atë natë. Ajo u mor në pyetje. Nuk e kemi parë të shqetësuar vajzën, as kur doli nga shtëpia ditën e hënë. Ma kanë rrëmbyer, këtë mendoj. Vajza bënte çmos për familjen e vetë, është vajzë shembullore. Nuk kemi pasur konflikte brenda familjes, jam i sigurt. Nuk ka pasur asnjë arsyeje vajza. Shoqërohej vetëm me nënën e vetë. Edhe kur kisha takim unë në spitale, më vinte. Vajza ishte e integruar, nuk kishte probleme. Ne nuk dimë gjë që të ketë pasur njohje me ndonjë djalë. Erinda kishte veshur rroba të zeza, shalli ndoshta ishte ngjyrë gri. Ajo atë ditë mori si zakonisht, librat e shkollës. Nuk kishte leke me vete. Vinte hante në drekë në shtëpi, dokumentet i kishte me vete. Mbante gjithmonë pasaportën me vete në çantë. Banojmë në Klemont të Francës. Ajo ka marrë motrën e vetë dhe i kërkoi ndihmë; jam larg Lionit, Parisit. Dua ndihmë! I çoi mesazh zanor, dhe më pas u fik thirrja. Tha; dua ndihmë, se di ku jam! Vajza komunikoi me këtë numër, që na e dha dhe policia. E lija të lirë. Kishte vetëm dy shoqe të rregullta. Dilte me mamin dhe motrën e saj. Kjo është hera e parë që dilte nga familja vetëm. Ajo është rrëmbyer se është e sëmurë! (Qan) Ishte nxënëse mesatare. Kishin respekt të gjithë për të. Edhe shkolla po ashtu kishte vlerësime për të”, tha ai në emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Previous Post

“Mori 45 milionë nga krimi i organizuar”. Gjykata vendos: Shehaj nuk ka shpifur kundër Adriatik Lapajt!

Next Post

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë! Rezulton vëllai i Xubit të Yzberishtit

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bardhi kundër konsultimeve të Begajt për zgjedhjet vendore: Presidenti po i shërben Ramës

Bardhi kundër konsultimeve të Begajt për zgjedhjet vendore: Presidenti po i shërben Ramës

October 27, 2026
Si u bë Benjamin Netanjahu kryeministri më jetëgjatë dhe më përçarës i Izraelit

Si u bë Benjamin Netanjahu kryeministri më jetëgjatë dhe më përçarës i Izraelit

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al