Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bardhi kundër konsultimeve të Begajt për zgjedhjet vendore: Presidenti po i shërben Ramës

Pali by Pali
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Bardhi kundër konsultimeve të Begajt për zgjedhjet vendore: Presidenti po i shërben Ramës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar Presidentin Bajram Begaj pas njoftimit të Presidencës për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Bardhi e ka cilësuar këtë proces si një “teatër politik”, duke vënë në pikëpyetje seriozitetin e ftesës së kreut të shtetit drejtuar palëve për konsultim.

Sipas përfaqësuesit të PD-së, Presidenti nuk po ushtron rolin e tij kushtetues në mënyrë të pavarur, por po vepron në interes të kryeministrit Edi Rama.

Bardhi ka theksuar se vendi ka nevojë për garanci konkrete për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai ka kërkuar që shqetësimet e qytetarëve dhe kërkesat e tyre të trajtohen si një emergjencë demokratike, ndërsa ka kritikuar qëndrimin që, sipas tij, Presidenti po mban ndaj protestave.

Në përfundim, Bardhi nënvizon se kreu i shtetit duhet të përfaqësojë Kushtetutën, demokracinë dhe interesat e qytetarëve, e jo të shërbejë si mbështetje për qeverinë.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Sapo jam njohur me shkresën e Institucionit të Presidentit për thirrjen e konsultimeve lidhur me datën që Edi Rama ka paracaktuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. E përbuz me neveri këtë teatër politik.

Ftesa e Bajram Begajt është tërësisht e shpërfillshme dhe nuk meriton as koment. Për fat të keq, Shqipëria nuk ka një President të Republikës që përmbush rolin e tij kushtetues, por një ministër pa portofol në shërbim të Edi Ramës.

Shqiptarët janë në shesh për të kërkuar, ndër të tjera, garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse Shqipëria do të kishte një President që e ushtron realisht funksionin e tij kushtetues, ai do ta trajtonte këtë çështje si një emergjencë demokratike dhe do t’u përgjigjej me seriozitet shqetësimeve që prej muajsh po i nxjerrin qytetarët në shesh.

Në vend që të heshtë përballë këtyre shqetësimeve, Presidenti duhet të ishte zëri i Kushtetutës, i demokracisë dhe i qytetarëve. Por, në vend që të përmbushë këtë detyrim, ai zgjedh të mbetet në rolin e një spektatori, duke i shërbyer pushtetit në vend që të mbrojë institucionin që përfaqëson.

Tags: bardhibegaj
Previous Post

Si u bë Benjamin Netanjahu kryeministri më jetëgjatë dhe më përçarës i Izraelit

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bardhi kundër konsultimeve të Begajt për zgjedhjet vendore: Presidenti po i shërben Ramës

Bardhi kundër konsultimeve të Begajt për zgjedhjet vendore: Presidenti po i shërben Ramës

October 27, 2026
Si u bë Benjamin Netanjahu kryeministri më jetëgjatë dhe më përçarës i Izraelit

Si u bë Benjamin Netanjahu kryeministri më jetëgjatë dhe më përçarës i Izraelit

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al