Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Do ju çoj në SPAK”, si i kërcënonte vartësit e saj Belinda Balluku: Keni vjedhur

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Do ju çoj në SPAK”, si i kërcënonte vartësit e saj Belinda Balluku: Keni vjedhur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Madhe, shfaq një standard të dyfishtë të pastër: ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

E akuzuar nga Prokuroria e Posaçme dhe zyrtarisht e pandehur, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, rreth një vit e gjysmë më parë, konkretisht më 31 maj 2024, shfaqej si “kampione e ligjit” dhe kërcënonte publikisht punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve në Vlorë, duke u thënë se do t’i çonte në SPAK.

Sipas saj, ata kishin ngritur një skemë korruptive që grabiste qytetarët dhe bizneset e Vlorës. Zyrtarja e dytë më e lartë e ekzekutivit, pas kryeministrit, e akuzuar nga opozita për pasuri të pajustifikuar – përfshirë 300 apartamente dhe dy jahte – deklaronte se ishte e mirinformuar për dosjet e punonjësve dhe se ato nuk do të mbeteshin në sirtarë, por do të përfundonin në Prokurorinë e Posaçme me kallëzim penal nga vetë ajo.

Ndërkohë, sipas dosjes voluminoze të SPAK, që numëron mijëra faqe, Balluku rezulton se paracaktonte fituesit e tenderëve me vlerë miliona euro, duke ngritur një skemë të mirëorganizuar korrupsioni bashkë me vartësit e saj në projekte infrastrukturore.

Në atë kohë, Balluku paralajmëronte publikisht punonjësit e UKV-së me tone kërcënuese:

“Të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorës, të jemi sot në risk që të mos kemi mundësi që të ofrohet shërbimi ashtu siç duhet, sepse një grup njerëzish këtu ka vendosur që të marrë paratë e kompanisë dhe t’i keqpërdorë për qëllimet e veta, kjo është diçka që ju duhet ta dini, se kjo çështje nuk do të mbetet nëpër dollapët dhe sirtarët e ministrisë, por është një çështje që do të ndiqet penalisht për secilin që ka marrë pjesë në këtë abuzim, për të gjithë aktorët e përfshirë, pa përjashtuar askënd. Nga dizenjuesi i skemës ekzekutive, deri tek ekzekutuesit e lartë të kësaj skemë. Kjo është detyra ime personale dhe do ti shkohet deri në fund. Mendova që ishte më mirë të vija tua thoja vetë, që mos ta kishin surprizë dosjen që do shkojë në SPAK. Është mirë që të përgatiteni dhe ata që kanë bërë atë që kanë bërë, të marrin dhe masat meqë avokatët i keni dhe i keni përdorur për skemën korruptive, përdorini tani për t’ju mbrojtur për tek skemë korruptive. Kjo histori do bëhet publike, pasi kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjën e fundit, aty ku është ngjizur kjo skemë. Që ta dini. Kemi dy mua që punojmë me secilën prej dosjeve, si ka funksionuar, kush janë aktorët, kush janë përfituesit, si ndahen paratë dhe gjithçka tjetër. Po ju informoj tani që dosjet janë gati. Avokatet që keni përdorur për ti marrë lekët popullit të Vlorës, përdorini tani për t’ju mbrojtur ju dhe veten e vet.”

Punonjësve u thoshte se “i keni hyrë detit në këmbë”, ndërsa sot rezulton se vetë Balluku i ka hyrë “një oqeani në këmbë”, pasi akuzat ndaj saj janë shumëfish më të rënda sesa ato që ajo adresonte ndaj punonjësve të Ujësjellës-Kanalizimeve në Vlorë.

Në deklaratën e saj publike më 31 maj 2024, Balluku vijonte:

Secili prej jush që ka marrë pjesë në këtë skemë korrupotive, i keni hyrë detit në këmbë. I ka rënë në qafë popullit të Vlorës, bizneseve në lulëzim këtu në Vlorë, i ka rënë në qafë pensionistëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë dhe për këtë do përgjigjeni të gjithë një më një. Do bëhet një shembull Vlora. Do ktheheni në shembull se çfarë ndodh kur ka grupe të strukturuara. Ky është grup i strukturuar, i cili ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz të shqiptarëve dhe në kurriz të popullit të Vlorës. Sot UKV është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit, sepse ca patën dëshirë të bënin para dhe besuan se zbuluan skemën e shekullit.”

Punonjësve u linte të kuptohej se duhej të largoheshin nga puna, ndërsa vetë Balluku, sot zyrtarisht e pandehur me akuza të rënda, refuzon të japë dorëheqjen nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

Në të njëjtën dalje publike, ajo deklaronte:

“Unë punët i nis dhe i bitis, nuk jam nga ata që vij, flas, iki dhe e harroj. Ditën kur vij të flas do të thotë që e kam bërë punën paraprake dhe tashmë është thjesht për t’u zyrtarizuar. As ka ardhur njeri t’ju juve të ikni apo të rrini nga puna. Atë e dini vetë, do keni plot të merreni edhe me drejtësinë dhe me gjera të tjera. Ata e dini ju, se kush do rrija dhe kush do ikë nga puna. Kush ka shkelur ligjin, kush është bërë pjesë e këtij grupi të strukturuar, kush po fut duart në xhepat e pensionistëve të Vlorës.”

Ironia qëndron në faktin se ndërsa kërcënonte të tjerët me drejtësinë, sot vetë Balluku ndodhet përballë saj.

Publikuar nga Publik Media

Tags: arrestimeBelinda Ballukuspak
Previous Post

Shuhet Ismet Bellova, legjenda e mikrofonit shqiptar të sportit

Next Post

Ambasada e SHBA paralajmëron: Mashtrimi përmes martesës për dokumente emigracioni është krim federal

Next Post
Ambasada e SHBA paralajmëron: Mashtrimi përmes martesës për dokumente emigracioni është krim federal

Ambasada e SHBA paralajmëron: Mashtrimi përmes martesës për dokumente emigracioni është krim federal

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

September 4, 2026
Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al