Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, një nga kronistët e njohur të sportit shqiptar.
Bellova la gjurmë për stilin e veçantë të komentimit të ndeshjeve. Zëri i tij kumbues dhe timbri i veçantë do të mbahen mend gjatë nga mijëra tifozë dhe sportdashës.
Ai ishte një personalitet në gazetarinë sportive dhe një frymëzim për brezat e rinj, njohës i shkëlqyer i sportit.








