Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit janë intensifikuar edhe gjatë protestës së zhvilluar këtë 19 tetor në Tiranë.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, ndërsa efektivët e policisë janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe, sipas raportimeve nga terreni, me plumba manovër.
Në përpjekje për të ndërhyrë ndaj protestuesve, efektivët kanë përdorur edhe automjete policie, me qëllim shoqërimin e personave të përfshirë në incidente.
Ndërkohë, situata në zonën e Sheshit Skënderbej vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet mes palëve kanë shoqëruar zhvillimet e protestës.







