Sunday, August 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çmime europiane, paga shqiptare: paradoksi i kostos së jetesës në Shqipëri

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Çmime europiane, paga shqiptare: paradoksi i kostos së jetesës në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Adam Smith e kishte përmbledhur që në shekullin XVIII një nga mekanizmat më të thjeshtë të tregut: “Çmimi i monopolit është gjithmonë më i larti që mund të merret; çmimi i konkurrencës së lirë, përkundrazi, është më i ulëti që mund të mbahet.”

Dy shekuj e gjysmë më vonë, Shqipëria ka një problem që meriton pikërisht këtë pyetje: sa konkurrues është një treg ku ushqimet, në një nga vendet me të ardhurat më të ulëta dhe më bujqësore në Europë, janë bërë më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian?

Në vitin 2022, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri ishte rreth 85% e mesatares së BE-së. Në vitin 2025, indeksi arriti në 102.9, pra afro 3% mbi mesataren europiane.

Brenda tre vjetësh kaluam nga një nivel dukshëm më i ulët se Europa, në vendin më të shtrenjtë të Ballkanit Perëndimor për ushqimet.

Serbia mbeti në 96.6% të mesatares së BE-së, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, në 84.6%, ndërsa Maqedonia e Veriut, ndër më të lirat, me 74.3%.

Dhe kjo ndodh në një ekonomi ku bujqësia zë ende rreth 14.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Një bazë kaq e madhe bujqësore duhet, në parim, të ishte një avantazh për furnizimin vendas dhe kostot dhe për të nxitur industrinë përpunuese.

Në praktikë, rreth gjysma e grupeve ushqimore kushtojnë më shumë se mesatarja europiane, ndërsa qumështi, produktet e bulmetit dhe vezët janë mbi 30% më të shtrenjta.

A mund t’i ulë qeveria çmimet? Jo në mënyrë të qëndrueshme me bord, me urdhër apo me një faqe interneti.

Çmimet lëvizin nga kërkesa dhe oferta, nga kostot, produktiviteti dhe konkurrenca. Transparenca mund të ndihmojë konsumatorin të krahasojë, por nuk prodhon më shumë, nuk e ul koston e transportit, nuk rrit rendimentin e fermës dhe nuk krijon konkurrencë aty ku ajo mungon.

Në këtë pikë vlen edhe ironia e Milton Friedman: “Ne ekonomistët nuk dimë shumë, por dimë si të krijojmë mungesa.”

Logjika e tij ishte e thjeshtë. Kur çmimi mbahet artificialisht nën nivelin e tregut, oferta priret të tkurret. Prandaj debati nuk duhet të jetë si ta urdhërojmë çmimin të ulet, por pse çmimi është kaq i lartë që në nisje.

P.sh., mungojnë analizat se pse produktet e qumështit janë mbi 30% më të shtrenjta se mesatarja europiane? Ku krijohet kostoja, te fermeri, grumbulluesi, përpunuesi, importuesi, distributori apo shitja me pakicë?

Pse subvencionet nuk orientohen më fort te hallkat ku zinxhiri i vlerës humbet eficiencë? Nëse problemi është produktiviteti, duhet mbështetur teknologjia. Nëse është grumbullimi, duhet investuar aty.

Nëse është shkalla shumë e vogël e fermave, duhet nxitur organizimi dhe bashkëpunimi.

Pse çmimet e produkteve në supermarkete janë më të shtrenjta dhe se në vendet me paga shumë më të larta se te ne, duke habitur madje edhe turistët?

Pse kërkesa e shtuar nga rritja e hyrjeve të të huajve po plotësohet nga importi? Pse në vendet e tjera të rajonit, edhe pse janë të vogla e ka varësi nga importi, çmimet nuk janë rritur me të njëjtat ritme si në Shqipëri?

Në fakt, të thuash “duhet një ekonomi më konkurruese” është më e lehtë në teori sesa në praktikë. Sepse tregu nuk është automatikisht i lirë vetëm se shteti nuk cakton çmimet.

Ai është i lirë kur ka konkurrencë reale, hyrje të lehtë të operatorëve të rinj, rregulla të barabarta dhe institucione që ndërhyjnë kur tregu deformohet.

Dhe mbi të gjitha duhet vullnet për të hyrë te shkaqet, jo vetëm te simptoma që shfaqet në etiketën e çmimit. Edhe po të identifikohen të gjitha problemet, ndërtimi i një ekonomie konkurruese është një mision i vështirë, që kërkon kohë dhe politika të qëndrueshme.

Procesi i përshtatjes me standardet e BE-së mund ta bëjë sfidën edhe më të fortë. Kërkesat për sigurinë ushqimore, mjedisin, prodhimin, paketimin dhe gjurmueshmërinë do të shtojnë kostot për një pjesë të bizneseve.

Nëse prodhuesit vendas hyjnë në këtë proces me produktivitet të dobët dhe zinxhirë të brishtë, rreziku është që ekonomia të bëhet edhe më konsumatore dhe më e varur nga importet, duke u kthyer, siç kanë paralajmëruar shpesh prodhuesit, në një supermarket të madh të Europës.

Për momentin, një standard europian e kemi arritur para kohe: çmimin e ushqimeve. Për pagat, produktivitetin dhe konkurrueshmërinë, Europa është ende shumë më larg./ Monitor

Previous Post

Sherri me mjete të forta në Korçë, policia arreston 2 vëllezër

Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë
AKTUALITET

Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

by Redaktor Redaktor
August 24, 2026
0

Më shumë se një javë pas dhunimit të shefit të Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, kanë ardhur zhvillime të reja...

Read moreDetails
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Arrestohet Ergys Agasi

Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Agasit?

August 27, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja e shqiptares në Greqi/ Ekspertiza mjeko-ligjore: E shkelmoi 2 herë dhe e vrau me një plumb në kokë

Vrasja e shqiptares në Greqi/ Ekspertiza mjeko-ligjore: E shkelmoi 2 herë dhe e vrau me një plumb në kokë

August 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Çmime europiane, paga shqiptare: paradoksi i kostos së jetesës në Shqipëri

Çmime europiane, paga shqiptare: paradoksi i kostos së jetesës në Shqipëri

August 30, 2026
Sherri me mjete të forta në Korçë, policia arreston 2 vëllezër

Sherri me mjete të forta në Korçë, policia arreston 2 vëllezër

August 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al