Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Cllevio në GJKKO: Laert Haxhiun e kam shok fëmijërie

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Cllevio në GJKKO: Laert Haxhiun e kam shok fëmijërie
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu, i akuzuar nga SPAK për vendosjen e tritolit në lokalin e reperit Rigels Rajkut i njohur si Noizy.

Gjatë seancës ka dëshmuar edhe reperi Kleviol Ahmeti, i cili ka rrëfyer njohjen e tij me Laert Haxhiun, konfliktin me Noizyn dhe rrethanat në të cilat mësoi për shpërthimin me tritol.

Ahmeti deklaroi se nuk ka asnjë lidhje familjare apo miqësore me të pandehurit, por pranoi se e njeh Laert Haxhiun që prej fëmijërisë. Sipas tij, të dy janë rritur në të njëjtën lagje në Lushnjë dhe kanë luajtur futboll së bashku në vitin 2007.

Lidhur me shpërthimin me tritol në lokalin e Noizyt, Cllevio deklaroi se nuk ka dijeni dhe se lajmin e kishte mësuar nga të burgosurit e tjerë, disa ditë pasi ngjarja kishte ndodhur.

“Nuk kam asnjë lidhje me të pandehurit as familjarë, as miqsorë. Me Laert Haxhiun kam njohje. Jetoj në Lushnjë, Laerti është jo më larg se 150 m larg shtëpisë sime. Jemi rrit bashk njihemi familjarisht. Në 2007-ën kemi luajtur futboll.

Kam qenë në Amerikë dhe kur u ktheja rrija në Lushnjë. Kur e kam njohur Laertin ka qenë pa punë. Viteve të fundit unë se kam takuar fare. Vij nga SHBA në 2013-ën dhe në 2014-ën bie në burg. Kam dal në 2020 nga burgu dhe nuk jam takuar më me të. Burgun e kam vuajtur 313 dhe 302 Fier dhe Durrës. As telefonatë dhe asnjë lloj kontakti nuk kam pasur me Laertin.

Me Rigles Rajkun e kam të njohur, njohuri artistike. Ai është muzikant i njohur dhe un kam qenë muzikant i panjohur. Ky Rigles Rajku për të marr famë shante Viktor Palokën i njohur si Unikatili.

Ne kur na shante Noizy ishim në Amerike. Pas 15-20 viteve ia kthej edhe unë muzikën duke sharë Noizyn. Unë jam shkrimtar, shkruaj tekste muzike. Kur dola në 2020-ën doja të bëhesha i famshëm, dhe fillova ta ngacojmë, në mënyrë artistike quhet ‘Diss’. Dhe kur bëra këngën u bëra i famshëm dhe po më pëlqente.

Dhe një ditë të bukur i thashë vetes boll me dise dhe shkova t’i kërkoja falje. Ishte i shoqëruar atë ditë në Durrës. Kur shkova te lokali Zins në Currila parkova dhe i thashë mos dilni nga makina.

Kur vajta aty doli Rigles Rajku djali i Bashkimit dhe 12 vetë .Aty më rrahën, me shkelën kokën me këmbë. Pata mpiksje gjaku në kokë. Shkova në spital u mjekova dhe u arrestova se isha në arrest shtëpie dhe përfundova në burg.

Unë e kisha njoftuar se po i shkoja te lokali dhe kisha hap instagramin live dhe thoja që po shkoi në Durres te Noizy. Kur hyra te lokali ishte një roje i thashë ma thirr Noizyn ai erdhi për 24 sekonda dhe erdhi bashkë me bandën e tij OTR. Nuk i njoh kush ishin ata që shoqëronin Noizyn. Kur erdhi Noyzi unë hoqa syzet për ta respektuar dhe atë moment më qëlloi me grusht dhe më qëlluan 6-8 veta.

U përfshinë ne sherr dhe dy shokët e mi, njërit iu thyem dhëmbët.

Unë kam pas dëmtime kokë dhe brinjë.Per këtë ngjarje kam dhënë deklaratë ku kam qenë në IEVP Fier. Nënën e kisha në Shqipëri të tjerët ishin në Amerikë. Është dokumentuar me pamje filmike dhe më qëllojne. Nuk mendova të hakmerresha ndaj Noyzit. Lajmin për shpërthimin me tritol te lokali i Noizyt e dëgjova nga shokët e burgut. Kur shkova në sektor e mora vesh që kishte ndodhur shpërthimi pas disa ditëve. Pastaj më thërret një oficer policie në Durrës dhe më thotë se ka një hetim për shpërthimin me tritol.

Unë i thashë se nuk e di kush ja ka vendos tritolin se isha në burg. E mendova me vete kush mund ta ketë berë, e mendova se mund ta kishte bërë BABA. Nuk me ka ardhur asnjë llaf që Laerti ta ketë bërë këtë gjë.Marjus Taganin nuk e njoh fare. Nuk pajtohemi me Riglesin.”

Tags: CllevioGjkkoLaert Haxhiun
Previous Post

Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

Next Post

Rama “kërcënon” kryebashkiakët: Kam informacione që vini në Tiranë, kjo duhet të marrë fund

Next Post
Rama “kërcënon” kryebashkiakët: Kam informacione që vini në Tiranë, kjo duhet të marrë fund

Rama “kërcënon” kryebashkiakët: Kam informacione që vini në Tiranë, kjo duhet të marrë fund

Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion
AKTUALITET

Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion

by Redaktor Redaktor
June 21, 2026
0

Vjedhje të parave të bashkisë Bulqizë, inaugurime, mashtrime për vota dhe kështu vazhdon ta përdor me “mjeshtri” pushtetin Festime Mjeshtri....

Read moreDetails
Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi 2 të dënuar

Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi 2 të dënuar

June 22, 2026
Trupi i pajetë në Cerujë, familjarët e Eglant Koçit mbërrijnë në vendngjarje

Trupi i pajetë në Cerujë, familjarët e Eglant Koçit mbërrijnë në vendngjarje

June 18, 2026
Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?

Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?

August 29, 2024
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

June 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama “kërcënon” kryebashkiakët: Kam informacione që vini në Tiranë, kjo duhet të marrë fund

Rama “kërcënon” kryebashkiakët: Kam informacione që vini në Tiranë, kjo duhet të marrë fund

June 24, 2026
Cllevio në GJKKO: Laert Haxhiun e kam shok fëmijërie

Cllevio në GJKKO: Laert Haxhiun e kam shok fëmijërie

June 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al