Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Agasit?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Arrestohet Ergys Agasi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në studion e “News24”, foli për arrestimin e Ergys Agasit. Lala ka bërë një pasqyrim të zhvillimeve duke bërë kronologjinë e ngjarjeve, nga hetimet te momentin i ndërhyrjen për arrestimin e Agasit.

Ajo theksoi se Agasi kishte një pushtet të jashtëzakonshme, dhe u përfshi në skandalin e vjedhjes së të dhënave dhe sipas SPAK ishte krijuar një grup i strukturuar kriminal, ku rrëmbeheshin edhe biznesmenë.

“Në momentin që është konstatuar se në automjet ishte Ergys Agasi është zhvilluar edhe operacioni. Policia donte të ishte e sigurt në momentin e ndërhyrjes dhe është ndjekur nga Elbasani. Në momentin që kanë mbërritur në Plepa është rrethuar nga forca të posaçme operacionale, ka qenë dhe forca RENEA. Agasi ka qenë krejt i shkujdesur. Pas arrestimit janë gjetur rreth 4 mijë euro në makinë.

Uljan Shpataraku ishte në kërkim për një sherr që kishte ndodhur në jug ë vendit ku sipas policisë kishte kërcënuar punonjës të hotelit. Shpataraku kemi raportuar se ka një proces penal për rikthimin në polici por kjo tani është çështje pak komplekse.

Ka nisur disa kohë më parë dyshimi se Agasi fshihej në Durrës dhe Elbasan, gjatë një kontrolli që po kryhej nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Do duhej të kishte verifikim të të gjithë pasurive, përfshirë dhe Equos resort dhe do duhet të kontrolloheshin edhe disa vila.

Në këtë aspekt është zbuluar automjet shumë luksoz që ndodhej në një nga garazhet e vila luksoze. Ka patur dhe një reagim nga arratia e Agasit, dhe këtu kanë nisur dyshimet se ai fshihej në Shqipëri. Dhe u kuptua se qëndronte mes Tiranës dhe Durrësit. Plani operacional ishte gati dhe po pritej momenti për të ndërhyrë”, tha ajo.

Gjithashtu ajo theksoi se Ergys Agasi, ka pasur ndikim në emërimet kryesisht në Durrës, dhe se sipas saj u arrestua aty ku e konsideronte veten të paprekshëm.

“Ka pasur ndikim në emërimet, kryesisht në qytetin e Durrësit. Kur u shpall në arrati, dhe u shpall zyrtarisht në kërkim, mesa duket gjërat nuk kanë shkuar në favor të tij, sepse nisën të ndryshoheshin drejtues.

Pati reagim edhe nga ndërkombëtar, dhe kjo krijoi edhe ngushtimin e lakut për Ergys Agasit. Durrësi, sepse është rritur, ka lidhjet e tij është qyteti ku ka operuar më së shumti. Durrësi është edhe porta kryesore e trafikimit të sasive të mëdha të lëndëve narkotike…pra ishte i volitshëm sepse sillte edhe kapacitet financuar. Flitet për ndikim në SHISH”, nënvizoi Klodjana Lala.

Në zyrën e Ergys Agasit nuk është filmuar vetëm Karçanaj, por janë me dhjetëra zyrtarë të tjetër…

Por nëse mund të them ky është momenti kur të gjithë e kanë braktisur dhe nëse do bashkëpunojë apo jo mbetet për t’u parë. Çfarë kanë celularët e Ergys Agasit që janë sekuestruar ditën e djeshme. Kë ka takuar, me kë ka biseduar, janë disa detaje që mund të shërbejnë për shumëçka”, shtoi ajo.

Previous Post

Publikimi i fotove te Ergys Agasit pas arrestimit, AMP nën hetim Policinë e Tiranës

Next Post

Lajm i mirë rikthimi, lajm i keq shfrytëzimi për propagandë qeveritare…

Next Post
Lajm i mirë rikthimi, lajm i keq shfrytëzimi për propagandë qeveritare…

Lajm i mirë rikthimi, lajm i keq shfrytëzimi për propagandë qeveritare…

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm nga organizata europiane për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri

Alarm nga organizata europiane për sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri

October 19, 2026
Bilanci i protestave në Tiranë, 36 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital

Bilanci i protestave në Tiranë, 36 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al