Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Lajm i mirë rikthimi, lajm i keq shfrytëzimi për propagandë qeveritare…

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Uncategorized
0
Lajm i mirë rikthimi, lajm i keq shfrytëzimi për propagandë qeveritare…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Grigels Muçollari 
Nuk ka dyshim se kthimi në shtëpi i atyre fatkeqëve që nuk dihet mirë në çfarë rrethanash përfunduan para ca vitesh në përplasjen e përgjakshme në Siri dhe ngelën atje nëpër kampe pas mbarimit të luftës, është lajm i mirë. Dhe sot mësuam se disa familjarë, fëmijë, gra dhe mes tyre edhe të moshuar, erdhën në Rinas.
Nga indoktrinimi apo nga ndonjë financim i errët, jo pak shqiptarë u bënë pjesë e atij konflikti të largët. Vetëm të imagjinosh tmerrin që kanë kaluar, riatdhesimi të gëzon e të jep një ndjesi të mirë.
Por, si në çdo rast tjetër, Edi Rama nuk e la këtë zhvillim që të jetë njerëzor. Ai e paketoi si një arritje qeveritare dhe i mori fatit të këtyre fatkeqëve gjithçka të mundshme për ta shndërruar në propagandë.
Edhe më parë, kur pati një riatdhesim, bënë të njëjtën gjë. U shfaqën qeveritarët dhe vetë Rama si kauboj që po udhëhiqnin vetë aksionin në kushte të vështira lufte. Duke luftuar e duke u sakrifikuar shumë për shqiptarët.
Edhe sot skena e mbërritjes në mëmëdhe ishte shndërruar në një platformë propagande. Gjithë prozhektorët drejtuar nga Ministri dhe Drejtori i Policisë, të cilët prisnin avionin në pistë. Dhe natyrisht, shënimi i Kryeministrit që ishte dhe headline në mediat e tij.
Ata sigurisht se nuk kanë ndërmend të kujdesen për një lloj diskrecioni dhe mos-ekspozimi të rasteve, për të ruajtur dinjitetin e këtyre viktimave. Ata duan çdo ditë mish për të furnizuar industrinë e publicitetit.
Edhe pse mund ta bënin në heshtje, edhe pse mund të investonin më shumë për riintegrimin e tyre sesa për të rrahur gjoksin për rikthimin. Do të ishte më normale që një qeveri të punonte për shkaqet që i detyruan apo manipuluan këta njerëz të shkonin në atë ferr, sesa të bëjë protagonisten me fatin e tyre.
Propaganda është vetë ekzistenca e Edi Ramës. Ai nuk kursen asgjë dhe askënd për të marrë ca kredite në publik. Sidomos tani që është në kuotën më të ulët të imazhit, pas shpërthimit të protestave dhe revoltës popullore ndaj qeverisjes së keqe, korrupsionit dhe arrogancës

Previous Post

Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Agasit?

Next Post

80% e territorit pa banorë, cilat janë qytetet më të “shkreta” në Shqipëri

Next Post
80% e territorit pa banorë, cilat janë qytetet më të “shkreta” në Shqipëri

80% e territorit pa banorë, cilat janë qytetet më të “shkreta” në Shqipëri

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

October 18, 2026
Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al