Thursday, October 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Call center, sektori që po shkon drejt shuarjes, në pak vjet përgjysmohen punonjësit

Editor by Editor
in Ekonomi, KRYESORE
0
Call center, sektori që po shkon drejt shuarjes, në pak vjet përgjysmohen punonjësit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i të punësuarve në sektorin call center vijon të tkurret nga viti në vit. Në bizneset e qendrave të shërbimeve telefonike, që u shtuan vrullshëm pas 2011-s, u përqendruan një numër i lartë të punësuarish, kryesisht të rinj folës të gjuhës italiane.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), në muajt janar-nëntor 2023, në call center janë të punësuar 9,837 punonjës. Krahasuar me totalin e 2022, numri i tyre ra 14%. Në raport me 2015, që vlerësohet si kulmi i shkëlqimit të epokës së call center, (gjithsej në sektor operonin 848 kompani, numri më i lartë për vitet 2011-2023 me 25,000 të punësuar), numri i të punësuarve është ulur me 60%.

Të punësuarit e këtij sektori janë përqendruar në disa prej kompanive më të mëdha call center, të cilat kanë diversifikuar shërbimet. 37% e totalit të fuqisë punëtore për 2023 ishte e përqendruar në kompaninë më të madhe të sektorit “Albanian Marketing Service” (AMS). Kompanitë e vogla po rrezikojnë mbylljen, për shkak të mosgjetjes së fuqisë punëtore dhe mungesës së kapaciteteve për t’iu përgjigjur kërkesës së tregut për transformim në shërbime. Pakësimi i numrit të punonjësve në call center, sipas drejtuesve të disa kompanive, është ndikuar nga emigracioni i lartë i të rinjve, mungesa e njohurive të gjuhës italiane nga brezi i sotëm i të rinjve, por edhe e interesit për t’u punësuar në biznesin e qendrave telefonike. Ndërsa ulja e numrit të kompanive është ndikuar, sipas tyre, nga mungesa e investimeve për të diversifikuar aktivitetin përtej shërbimeve të telemarketingut.

Në vitin 2018, kompania call center Facile.it punësonte 700 persona. Aktualisht, numri i tyre, sipas administratorit z. Lorenc Goga ka arritur në 200.

Tkurrja e punonjësve ndër vite, sipas tij, ka ardhur nga një sërë faktorësh siç ishte fillimisht rënia e numrit të të rinjve që flisnin italisht, konkurrenca mes kompanive dhe emigracioni që është thelluar tre vitet e fundit. Krahasuar me vjet, numri i të punësuarve në këtë kompani është tkurrur me 30%.

“Problematika kryesore mbetet mosgjetja e punonjësve, për shkak të emigrimit. Për këtë arsye, operatorët call center nuk mund t’i përgjigjen evoluimit të tregut. Në shumë raste jemi të detyruar që disa fushata shërbimi që mund t’i kryenin në vend, t’i transferonim drejt Italisë, pasi nuk gjenden punonjës”, thotë z. Goga.

Mungesa e fuqisë punëtore po ndihet edhe te kompanitë e mëdha, të cilat kanë divesifikuar aktivitetin përtej shërbimeve call center me kontrata ndërkombëtare. Diego Pisa, administratori i kompanisë “Albanian Marketing Service”, pohon se të rinjtë e sotëm nuk po e mësojnë më gjuhën italiane.

“Mungesa e burimeve njerëzore është një problem i përgjithshëm në Shqipëri, në të gjithë sektorët, përfshirë edhe ne. Vitet e fundit kemi pasur shumë probleme sidomos në gjetjen e folësve të italishtes dhe kjo për faktin se të rinjtë nuk e mësojnë më gjuhën”, thekson z. Pisa.

Por edhe politikat e kompanive për rritje të vazhdueshme të pagave nuk po arrijnë të krijojnë qëndrueshmëri te burimet njerëzore. Për administratorin e kompanisë “Alba Contact”, Ervin Gogo, përveç emigracionit, arsye kryesore mbetet edhe mungesa e interesit të të rinjve për t’u punësuar në call center.

“Kemi vështirësi në gjetjen e punonjësve dhe arsyeja nuk është më vetëm largimi i forcës punëtore jashtë vendit, por edhe humbja e interesit nga të rinjtë për të punuar në call center. Numri i italishtfolësve është në rënie dhe ata që janë, punojnë masivisht në 2-3 call center më të mëdhenj në Shqipëri.

Rritja e pagave nuk ka sjellë asnjë përmirësim në shtimin e numrit të punonjësve. Dinamikat e tregut kanë ndryshuar dhe forca punëtore përfshihet në tregun e punës në moshë të vonë, mbi 23 vjeç dhe i drejtohen menjëherë profesionit.

Studentët po punojnë gjithmonë e më pak në tërësi dhe në veçanti në call center”, pohon Ervin Gogo, administrator i kompanisë “Alba Contact”./ Revista “Monitor” 

Previous Post

Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar

Next Post

Kreu i agjencisë së OKB-së dënon ndërprerjen e ndihmave në Gaza: Vendim tronditës! E papërgjegjshme të sanksionosh një komunitet për disa individë

Next Post
Kreu i agjencisë së OKB-së dënon ndërprerjen e ndihmave në Gaza: Vendim tronditës! E papërgjegjshme të sanksionosh një komunitet për disa individë

Kreu i agjencisë së OKB-së dënon ndërprerjen e ndihmave në Gaza: Vendim tronditës! E papërgjegjshme të sanksionosh një komunitet për disa individë

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK nën hetim Bankën e Shqipërisë, në Gjykatën e Lartë çështja për pajisjet e sekuestruara të drejtuesve

SPAK nën hetim Bankën e Shqipërisë, në Gjykatën e Lartë çështja për pajisjet e sekuestruara të drejtuesve

October 29, 2026
Avokatët vijojnë bojkotin në GJKKO, dështojnë të paktën 10 seanca gjyqësore

Avokatët vijojnë bojkotin në GJKKO, dështojnë të paktën 10 seanca gjyqësore

October 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al