Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bushati “godet” reformën territoriale: Hile e politikës së vjetër, BE s’ka kërkuar shkrirje bashkish

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Bushati “godet” reformën territoriale: Hile e politikës së vjetër, BE s’ka kërkuar shkrirje bashkish
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti socialist, Ditmir Bushati, ka kritikuar mënyrën se si po trajtohet reforma e re territoriale, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë kërkesë e Bashkimit Europian për shkrirjen e bashkive dhe se debati po devijohet nga thelbi i problemit.

Në një reagim publik, Bushati shprehet se në Shqipëri është kthyer në praktikë që çdo vendim të etiketohet si “kërkesë e BE-së”, ndërsa thekson se Bashkimi Europian kërkon forcimin e demokracisë vendore, rritjen e kompetencave dhe burimeve financiare të pushtetit lokal, jo ndryshimin e numrit të bashkive.

Sipas tij, pas reformës territoriale të vitit 2015 bashkitë u zgjeruan, por kompetencat e tyre u tkurrën, ndërsa raporti mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor u dobësua.

Bushati kritikon faktin se planifikimi urban, administrimi i ujësjellësve, mbetjeve, plazheve dhe aseteve të tjera publike kontrollohen kryesisht nga qeveria qendrore, ndërsa kryetarët e bashkive, sipas tij, trajtohen si zgjatim i qeverisë dhe jo si përfaqësues të zgjedhur të komuniteteve.

Ai ngre pikëpyetje edhe mbi kriteret e përdorura për shkrirjen e disa bashkive, duke kërkuar transparencë dhe një debat të gjerë publik përpara çdo ndryshimi të kufijve administrativë.

Bushati thekson se bashkitë nuk janë vetëm njësi administrative, por përfaqësojnë identitet historik, kulturor dhe social të komuniteteve. Për këtë arsye, ai vlerëson se qytetarët duhet të konsultohen realisht, madje sugjeron që ndryshime të tilla të rëndësishme të kalojnë edhe në referendum.

Në fund të reagimit, Bushati sjell në vëmendje edhe shembullin e Britanisë së Madhe, duke theksuar se një nga vendimet e para të kryeministrit të ri britanik ishte decentralizimi i pushtetit në favor të bashkive, ndërsa shton se edhe Shqipëria ka nevojë për një reformë që transferon pushtetin nga qendra te komunitetet lokale.

POSTIMI I PLOTE

Në Shqipëri është bërë zakon që çdo masë të paketohet si reformë, e madje të thuhet se ‘është kërkesë nga BE-ja’. Edhe propozimi për ndarjen e re territoriale e administrative, nuk i shpëtoi hileve të politikës së vjetër, ku vëmendjen po e merr numri i bashkive, duke i bishtnuar thelbit të problemit.

Nuk ekziston asnjë kërkesë e BE-së që lidhet me madhësinë apo numrin e bashkive në Shqipëri, sepse kjo është çështje e brendshme. BE-ja kërkon që Shqipëria të fuqizojë demokracinë vendore, kapacitetet dhe burimet financiare, pasi njësitë vendore janë garantuesit e standardit europian në jetën e përditshme, përmes ofrimit të shërbimeve.

Një reformë e vërtetë duhet të hapë një debat mbi çështjet themelore të qeverisjes vendore, që janë çështje të demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje.

Pas ndarjes territoriale të 2015 bashkitë u bënë më të mëdha, por kompetencat u rrudhën. Raporti qendër-periferi u shpërfill. Kjo solli edhe braktisjen e zonave të caktuara të vendit. Raporti i bashkive me komunitetin u zbeh. Tirana dhe bashkitë në vijën e bregdetare tregojnë sesi asetet më të çmuara dorëzohen nga lart tek një grusht njerëzish, ndërsa qytetarët ‘informohen’ kur vendosen gardhet dhe mbërrijnë betonierat.

Planifikimi urban, administrimi i ujësjellës-kanalizimeve, mbetjeve, plazheve, zonave të mbrojtura apo funksioneve të tjera, ushtrohen kryesisht nga lart. Kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë trajtohen si zgjatim i qeverisë dhe jo si të zgjedhur të popullit. Sfida nuk është numri i bashkive, por kalimi i pushtetit nga zyra e kryeministrit drejt të zgjedhurve vendorë.  Shpenzimet publike që administrohen nga pushteti vendor në Shqipëri, si përqindje e totalit të financave publike, mbeten dukshëm më të ulëta se mesatarja e vendeve të BE-së. Pa burime financiare dhe pa kompetenca, nuk mund të gjykohet efektiviteti i një bashkie. Para se të ndryshohen kufijtë administrativë, duhet të rishikohet modeli i financimit të pushtetit vendor.

Shqipëria ka nevojë për një politikë të zhvillimit vendor dhe rajonal. Pjesa më e madhe e popullsisë dhe aktivitetit ekonomik përqendrohet në Tiranë dhe përreth saj. Zonat e tjera, në rastin më të mirë, përfitojnë nga turizmi sezonal, por nuk arrijnë të krijojnë ekonomi të qëndrueshme dhe shërbime publike që u japin qytetarëve mundësinë të ndërtojnë jetën në zonën e tyre. Çdo reformë mbështetet mbi disa kritere. Cilat kritere janë përdorur për shkrirjen e disa bashkive, ndërsa të tjera me karakteristika të ngjashme mbeten të pandryshuara?  Një reformë me ndikim kaq të madh te njerëzit duhet të jetë shtetkonsoliduese dhe me mirëkuptim të gjerë politik e shoqëror.

Përpara se të ndërmerret një tjetër riorganizim, duhet të tregohet qartë se përfitimet afatgjata tejkalojnë kostot dhe se problemet ekzistuese nuk mund të zgjidhen përmes reformimit të kompetencave, financimit dhe organizimit institucional pa ndryshuar kufijtë administrativë.

Bashkia nuk është vetëm një njësi administrative. Ajo përfaqëson identitet historik, kulturor dhe social. Nëse komunitetet nuk konsultohen realisht por veç formalisht, siç tregojnë reagimet dhe protestat në disa zona të vendit, qytetarët do të ndihen të anashkaluar dhe do ta perceptojnë reformën si të imponuar nga lart.

Mënyra sesi do të veprohet më tej me ndarjen territoriale do të përcaktojë edhe “kufirin” e Shqipërisë së re. Pasi do të tregojë nëse politika ka nxjerr mësim nga protestat e muajve të fundit, të cilat kanë të bëjnë me atë se kush e si merren vendimet në emër të popullit. Një nga vendimet e para të kryeministrit të sapozgjedhur britanik ishte kalimi i pushtetit nga qeveria në drejtim të bashkive. A është ky një mësim për ne shqiptarët? A është praktika e labursitëve një udhërrëfyes edhe për socialistët shqiptarë?

Shqipëria ngjan me një njësi administrative ku pushteti është i përqendruar te zyra e kryeministrit. Çdo politike e re, duhet të jetë e kundërt me përqendrimin e pushtetit. Duhet të synojë komunitetet. Shqiptarët duhen dëgjuar për mënyrën sesi e shohin të ardhmen aty ku jetojnë dhe të vendosin për të. Referendumi duhet të konsiderohet për ndryshime me ndikim të tillë. Demokracia vendore duhet të jetë një shtyllë e rëndësishme e Shqipërisë së re. Shqipëria ka nevojë për një reformë të vërtetë që kalon pushtetin nga lart poshtë, nga qendra në periferi, për të ndërtuar një politikë të zhvillimit vendor dhe rajonal. Vetëm kështu shqiptarët do ndjehen të kuptuar, të parë, të respektuar anekënd Shqipërisë.

Previous Post

Mbi 1.5 miliardë lekë për pastrimin e Poliçanit, të njëjtët përfitues prej një dekade. Tenderët e Bashkisë ngrenë pikëpyetje

Neritan Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale! Emërohet te Akademia e Sigurisë
AKTUALITET

Neritan Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale! Emërohet te Akademia e Sigurisë

by Redaktor Redaktor
July 31, 2026
0

Neritan Nallbati është shkarkuar nga Departamenti i Policisë Kriminale. Shkarkimi i tij është bërë për shkak se i ka mbaruar...

Read moreDetails
Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

August 2, 2026
Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot

July 28, 2026
Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

August 4, 2026
SKANDAL në Ali Dem/ I puthi dorën Veliajt, administratorja merr leje të ndërtojë mbi trotuar

SKANDAL në Ali Dem/ I puthi dorën Veliajt, administratorja merr leje të ndërtojë mbi trotuar

July 29, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bushati “godet” reformën territoriale: Hile e politikës së vjetër, BE s’ka kërkuar shkrirje bashkish

Bushati “godet” reformën territoriale: Hile e politikës së vjetër, BE s’ka kërkuar shkrirje bashkish

August 4, 2026
Mbi 1.5 miliardë lekë për pastrimin e Poliçanit, të njëjtët përfitues prej një dekade. Tenderët e Bashkisë ngrenë pikëpyetje

Mbi 1.5 miliardë lekë për pastrimin e Poliçanit, të njëjtët përfitues prej një dekade. Tenderët e Bashkisë ngrenë pikëpyetje

August 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al