Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Burg për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Burg për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

8 muaj pasi dosja për ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda kishte kaluar për gjykim, ai është arrestuar me kërkesë të prokurorit të Tiranës, Bledar Valikaj. Blutë kanë ekzekutuar masën e arrestit me burg për 70-vjeçarin, pas dyshimeve të organit të akuzës se ai mund të pengojë hetimin apo t’i shmanget drejtësisë.

Në nëntor 2024, dosja ndaj Dedës kaloi për gjykim, i akuzuar për 3 akuza “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Ai u denoncua nga një qytetar, ndërsa dyshohet se ka abuzuar me fondet dhe se ka punësuar familjarët e tij.

Prokuroria e Tiranës thotë se 70-vjeçari i është veprimeve hetimore të kryera nga policia gjyqësore duke e bërë evident e konkret rrezikun e ikjes dhe shmangies nga përgjegjësia penale.

“Pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

Organi i Prokurorisë vlerëson se është e nevojshme marrja e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Nikoll Deda, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ekziston rreziku që ai të largohet”, njofton Prokuroria e Tiranës.

Sipas hetimeve, Deda dyshohet se ka rritur në mënyrë të pajustifikuar buxhetin e Urdhrit të Stomatologut nga viti në vit. Në vitin 2020 buxheti ishte 38.5 milionë lekë, ndërsa në vitin 2021 ai u shtua me 13.5 milionë lekë. Në vitin 2022, buxheti arriti në 125.8 milionë lekë, për shkak edhe të blerjes së një godine të re për institucionin dhe investimeve të kryera në të. Prokuroria dyshon se këto shtesa janë kryer për përfitime personale dhe jo në funksion të interesit publik.

Gjithashtu, Deda akuzohet se ka punësuar familjarë dhe të fejuarat e djemve, pa ndjekur asnjë kriter ligjor, me qëllim forcimin e kontrollit personal mbi institucionin dhe ndikimin në vendimmarrjet e Këshillit Kombëtar.

Tags: Nikoll Deda
Previous Post

Fatmir Metaj, “ujku plak” i korrupsionit; drejtor përjetë në IKMT, pavarësisht dënimeve dhe skandaleve

Next Post

Nga “Treni Bullgar” te mbushja e kutive të votimit/ Berisha publikon prova të reja të manipulimit të zgjedhjeve

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al