Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga “Treni Bullgar” te mbushja e kutive të votimit/ Berisha publikon prova të reja të manipulimit të zgjedhjeve

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Nga “Treni Bullgar” te mbushja e kutive të votimit/ Berisha publikon prova të reja të manipulimit të zgjedhjeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp këtë të shtunë, e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale dhe krim kushtetues, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për manipulim të procesit zgjedhor me ndihmën e krimit të organizuar dhe institucioneve shtetërore.

Lideri opozitar tha se vota e lirë e shqiptarëve “vdiq pa rënë në kuti” për shkak të përdorimit të parave publike për blerje vote, faljes së borxheve, aktiviteteve të ndaluara ligjërisht, legalizimeve dhe punësimeve masive, si dhe ndikimit të bandave kriminale që favorizuan Partinë Socialiste. Berisha akuzoi gjithashtu administratën shtetërore për shndërrimin e saj në mjet presioni ndaj qytetarëve, duke deformuar vullnetin e tyre në çdo fazë të procesit.

Kryetari i PD denoncoi bashkëpunimin e Ramës me figura të njohura të botës së krimit, si Altin Troplini, Xhevdet Troplini, Elvis Doçi dhe Suel Çela, dhe e përshkroi Altin Troplinin si “xhelatin e votës së lirë” dhe kryesorin që licencoi krimet zgjedhore, duke mbrojtur kartelin e Troplinëve në Durrës dhe më gjerë. Berisha e krahasoi këtë proces me regjime autoritare si ato të Putinit, Lukashenkos dhe Asadit, duke theksuar se shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë këtë farsë dhe janë të vendosur të përballen me organizatën kriminale për të rikthyer votën e lirë.

Në mbështetje të këtyre akuzave, Berisha publikoi disa video të marra nga kamerat e sigurisë në qendrat e votimit, ku shfaqen manipulime të rënda si kontrolli i fshehtë i votave nga komisionerët, përdorimi i disa fletëve votimi nga një person, dhe praktika e njohur si “Treni Bullgar”, ku futen fletë votimi të paraplotësuara jashtë kutive. Kryetari i PD e quajti këtë një krim elektoral të organizuar nga banda e Altin Troplinit dhe i mbështetur nga Edi Rama.

Lideri demokrat gjithashtu akuzoi Ramën për përdorimin e prokurorisë për të persekutuar opozitën dhe për të eliminuar kundërshtarët politikë, duke bërë thirrje që tani është radha e qytetarëve të mbrojnë me çdo kusht lirinë dhe votën, pasi pa zgjedhje të lira, Shqipëria nuk ka të ardhme. Ai denoncoi edhe presionin e fortë që Edi Rama ka ushtruar mbi vëzhguesit ndërkombëtarë dhe drejtuesit e tyre për të relativizuar farsën zgjedhore, duke nënvizuar se opozita është në komunikim të vazhdueshëm me këto struktura dhe ka dorëzuar prova për manipulimet në mbi 5 mijë qendra votimi.

Berisha paralajmëroi qytetarët që të mos bien pre e propagandës proqeveritare që përpiqet të justifikojë vjedhjen e votës dhe fajëson opozitën, duke e quajtur luftën për votën e lirë një betejë për dinjitet dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të përdorin rrjetet sociale për t’u informuar mbi të vërtetat që censurohen nga mediat e kontrolluara nga Rama, duke theksuar se këto media janë vegla të pushtetit dhe nuk lejojnë publikimin e dokumenteve dhe dëshmive që provojnë farsën elektorale.

Previous Post

Burg për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda

Next Post

Arrestohen 8 shqiptarë, akuzohen për 68 grabitje banesash në një vit

Next Post
Arrestohen 8 shqiptarë, akuzohen për 68 grabitje banesash në një vit

Arrestohen 8 shqiptarë, akuzohen për 68 grabitje banesash në një vit

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

July 19, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al