Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bosi i bixhozit pastron paratë në resort, Edi Rama i jep leje Ardit Krajës të ndërtojë në Radhimë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bosi i bixhozit pastron paratë në resort, Edi Rama i jep leje Ardit Krajës të ndërtojë në Radhimë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama i ka hapur dritën jeshile pastrimit të parave të pista përmes lejeve të kullave dhe resorteve që i shpërndan vetë në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit. Më 25 qershor 2025, në pikën 11 të rendit të ditës është futur leja për resort e Ardit Krajës.

Leja e Ndërtimit për objektin sipas shkresës së përgatitur nga Sekretariati i KKT, është për kompleksin “Verde”. Bëhet fjalë për një numër godinash banimi dhe shërbimesh 2, 3, 4, 5 dhe 6 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë dhe pishinë, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë.

Sipas dokumenteve, subjekte zhvilluese janë shoqëritë “S.A.G” sh.p.k dhe “Future Enterprises and Investments” sh.p.k. Kjo e fundit është pronë e Ardit Krajës, bosit të bixhozit në Shqipëri.

Subjekt zhvillues i projektit të resortit deklaron vetëm humbje të mëdha. Në vitin 2024 humbja e deklaruar është 68447870 lekë, ndërsa në vitin 2023 është llogaritur humbja zyrtare 79798410  lekë.

Në vitin 2022 kompania e Ardit Krajës ka deklaruar humbjen -6 802 634,00 lekë dhe në vitin paraardhës 7 328 976,00 lekë.

Normalisht, që duke deklaruar humbje të tilla, sipas ligjit, kompania duhet të kishte kaluar në faliment, por kryeministri Rama i jep leje për një ndërtim gjigant në zemër të Rivierës.

Rrjeti i kompanive të Krajës me status “Pezulluar”

Kraja e ka metodë të vetën deklarimin me humbje të kompanive. Kështu, “Fair play Bast” sha deklaronte vetëm humbje megjithëse kishte fitime kolosale.

Po kështu paraqitet kompania AAA Publishing, që së fundmi Kraja e ka kthyer me status të pezulluar. Në këtë formë, e pezulluar, shfaqet edhe shoqëria “KUOTAIDE” shpk.

E pezulluar rezultuar edhe shoqëria “S.A.R Ndërtim” shpk në pronësi të Ardit Krajës. Po ashtu me status pezulluar është kompania e tij “Tirana Capital Invest” shpk.

Këto kompani, dyshohet se Kraja i përdor për qarkullim lekësh që sigurohen nga aktivitete të paligjshme dhe më pas pezullohen në pritje të operacionit të radhës.

Pse u arrestua Kraja në Kosovë?

Më 21 mars 2024, biznesmeni 50-vjeçar, Ardit Kraja është arrestuar në Kosovë. Ai është i njohur si një prej “bosëve” të lojërave të fatit në Shqipëri, ku ka qenë pronar i kompanisë “Superbast”.

Kraja është ndaluar në pikën kufitare në Vërmicë dhe pas verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste të lëshuara nga dy gjykata në Kosovë.

Më konkretisht nga Gjykata Themelore në Prizren dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Pas ndalimit, ndaj biznesmenit Kraja, Gjykata e Mitrovicës vendosi urdhër-arresti për 48 orë deri në momentin kur të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas akuzës, Kraja “kreu veprimtari ilegale “organizim i jashtëligjshëm i bixhozit”, që bie në përgjegjësi të Gjykatës së Prizrenit, dhe një rast në Mitrovicë që bie nën përgjegjësinë respektive të Gjykatës Themelore në këtë qytet”. Për të dyja rastet ka pasur urdhër kundër Krajës nga të dyja gjykatat.

Ardit Kraja, tek shtetasit e Kosovës, por jo vetëm, e jepte programin online, duke përfshirë linkun dhe kodet e operimit, dhe madje edhe investonte në bizneset e tyre. Nëse një lojtar fitonte, humbjen e merrte përsipër Kraja, ndërsa në rast se lojtarët humbisni, 60 përqind të fitimit e merrte Kraja.

Sipas këtyre burimeve, ky ka qenë njëri prej ofruesve të këtij shërbimi për bixhoz në Kosovë, i cili prej disa vitesh është i paligjshëm.

Ai është pronar e ortak në shumë firma. Telashe, kërcënime me biznesmenë tjerë të bixhozit, siç ishte Ervis Martinaj. Vite më parë në luftën për kontroll dhe territorit sa i përket lojërave të fatit në tokën shqiptare, biznesmeni Ardit Kraja u kërcënua nga Ervis Martinaj- një ish-oficer policie që u lidh me biznesin e bixhozit dhe ka kohë që është deklaruar i zhdukur.  Pas tij, hov mori rivali i tij në këtë biznes, Ardit Kraja.

/Gijotina.com/

Tags: Ardit Krajaedi ramaradhimeresort
Previous Post

Rrugët e Vlorës si në Gaza, Ermal Dredha vazhdon pazaret me Arben Avdulin: 500 MLN lekë pa garë

Next Post

Vrau vajzën shtatzënë në 2014/ Doksan Dushku drejt lirimit, kërkon lehtësim dënimi nga Gjykata e Lartë

Next Post
Vrau vajzën shtatzënë në 2014/ Doksan Dushku drejt lirimit, kërkon lehtësim dënimi nga Gjykata e Lartë

Vrau vajzën shtatzënë në 2014/ Doksan Dushku drejt lirimit, kërkon lehtësim dënimi nga Gjykata e Lartë

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

November 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zjarr në tubacionin strategjik të naftës në Arabinë Saudite, dyshohet për sulm

Zjarr në tubacionin strategjik të naftës në Arabinë Saudite, dyshohet për sulm

November 9, 2026
PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

November 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al