Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrugët e Vlorës si në Gaza, Ermal Dredha vazhdon pazaret me Arben Avdulin: 500 MLN lekë pa garë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rrugët e Vlorës si në Gaza, Ermal Dredha vazhdon pazaret me Arben Avdulin: 500 MLN lekë pa garë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku Ermal Dredha nuk ndahet nga miqtë e vjetër, me të cilët po ndan buxhetin e bashkisë Vlorë. E ndërsa rrugët e lagjeve të Vlorës kanë mbetur si në Gaza, kryebashkiaku vazhdon bën tendera pa garë. Afro 500 milionë lekë i janë dhënë së fundmi kompanisë “Avduli” shpk nga paratë e taksapaguesve vlonjatë.

Tenderi me “flamur” korrupsioni

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Vlorë me objekt “Rikonstruksioni i rrugës “Zenel Gjoleka” (te ujësjellësi). Fondi limit që kishte ndarë komisioni i Dredhës është 45 833 333,00 lekë pa TVSH. Tenderi u njoftua më 4 qershor 2025 dhe u mbajt pas dy javëve. Megjithëse ishin 8 pjesëmarrës sipas dokumenteve, procedura ishte krejt fiktive.

Open Data e Albania e ka klasifikuar tenderin me risk korrupsioni dhe  e ka shënuar me “Flamur të kuq”. “Skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, përshkruhet nga monitoruesi antikorrupsion.

Komisioni i bashkisë për t’ia lehtësuar rrugën kompanisë “Avduli” shpk ka eliminuar konkurrencën duke skualifikuar kompanitë e tjera. Nga ana tjetër nuk është përfillur kriteri ekonomik, por vetëm shpërblimi i miqësisë që ka pronari i kësaj firme me kryebashkiakun.

Konkretisht, oferta e “AVDULI” shpk nuk ishte më e ulëta, megjithatë është shpallur fituese.

Dhe më 4 gusht 2025 është bërë zyrtar fituesi i tenderit nga bashkia Vlorë me letra të kopsitura më së miri.

Marrëveshje mes operatorëve për ofertat?

Ajo që bie në sy është se, e vetmja “konkurrencë” ishte mes “Avduli” shpk dhe “RSM Company” e Agim Kolës. Çuditërisht, kjo e fundit ka bërë ofertë “anomalisht të ulët”. Pra, një kompani e me eksperiencë të gjatë në prokurime bën një gabim aritmetik që e skualifikon. Dyshimet mbi rolin e saj në tenderin fiktiv lindin nga fakti se Arben Avduli dhe Agim Kola janë partner biznesi. Në datën 2 prill 2025, dy kompanitë u paraqitën të  bashkuara dhe morën tenderin “Rikonstruksion i Godinës nr.8 në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve Durrës”, me fond limit 400 milionë lekë nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, që është në varësi të ministrit Blendi Gonxhe.

Pra, në ngremë dyshimin se këtu ka pasur marrëveshje të heshtur mes dy partnerëve duke koordinuar ofertat.

Mashtrimet e Arben Avdulit kapen nga KLSH

Arben Avduli mashtron në zbatimin e kontratave me dokumente të rreme të punimeve. Kjo është faktuar nga auditimi i kontrollit të Lartë të Shtetit. Më 9 tetor 2020, Laert Duraj, në atë kohë drejtor i Postës Shqiptare, i jepte kompanisë së Avdulit tenderin për rikonstruksionin e zyrave postare të filialeve Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër.

Si procedurë zgjidhej negocimi pa njoftim, që do të thotë se pazari ka mbaruar para mbajtjes së tenderit. Kjo është bërë në kundërshtim me ligjin, sepse vlera e tenderit është mbi kufirin e parashikuar për këto lloji procedurash.

Nga ana tjetër, oferta fituese ishte fiks sa fondi limit: 6 699 766,00 lekë. Për më tepër, kompania fituese duhet të plotësojë kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktor.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport auditimi të veprimtarisë së Postës Shqiptare, ka gjetur se “Avduli” shpk nuk i plotësonte kriteret e vendosura.

Arben Avduli ka vazhduar më tej, duke manipuluar faturat e tenderit, përmes situacioneve false për punime të pakryera, ndërsa mbikqyrja e punimeve është kryer në konflikt interesi.

Avduli, klient i tenderave pa garë

Kompania “Avduli” shpk, ka fituar me “Flamur të kuq”, në pjesën dërrmuese të prokurimeve ku ka marrë pjesë. Në tetor 2024, kryetari i Bashkisë Kuçovë, Hajdari i dha Avdulit 234 milionë lekë të planifikuar për të riparuar rrugicat në lagjen 1 Maji në Kuçovë.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Rikualifikimi i rrugëve Mersin Dyrmo, Nënstacioni, Lord Bajron, Riza Alizoti’.

Po kështu, kryebashkiaku Ermal Dredha, në janar 2025, e shpërbleu mikun e tij me tenderin 125 milionë lekë. Në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksioni i rrugës së 7 (shtatë) Pallateve”, “Avduli” shpk u shpall fitues me ofertën më të shtrenjtë.

/Gijotina.com/

Tags: Arben AvduliAvduli shpkbashkia vloreErmal Dredhagazatendervlore
Previous Post

Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Të hiqet tatimi me 15% për shitjen e banesës kryesore

Next Post

Bosi i bixhozit pastron paratë në resort, Edi Rama i jep leje Ardit Krajës të ndërtojë në Radhimë

Next Post
Bosi i bixhozit pastron paratë në resort, Edi Rama i jep leje Ardit Krajës të ndërtojë në Radhimë

Bosi i bixhozit pastron paratë në resort, Edi Rama i jep leje Ardit Krajës të ndërtojë në Radhimë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kosova pa President/ Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

Kosova pa President/ Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

September 3, 2026
Nuk lejoi gazetarët brenda Kuvendit, Zhupa: Garda duhet të jetë në shërbim të shtetit e ligjit, jo të sillet si “ushtri” partie

Zhupa- Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh qytetarët, jep dorëheqjen!

September 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al