Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Të hiqet tatimi me 15% për shitjen e banesës kryesore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Të hiqet tatimi me 15% për shitjen e banesës kryesore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca e Profesionistëve të Lirë, i është drejtuar me një letër publike ministrit të Financave Petrit Malaj, ku kërkon që të përjashtohet nga tatimi banesa kryesore ku ai jeton nëse e shet.

Sipas aleancës, tatimi me 15% për shitjen e banesës, është tepër e lartë dhe duhet të rishikohet në mbrojtjen e shtresave të mesme e të ulëta.

“Në shumicën e vendeve të BE-së, banesa kryesore e tatimpaguesit përjashtohet plotësisht ose i nënshtrohet një reduktimi të konsiderueshëm të tatimit mbi ndërtesat (deri në 80%). Ky model garanton mbrojtjen e strehimit bazë si e drejtë themelore sociale. Propozimi ynë është që: Banesa kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi ndërtesat ose të tatohet me një normë simbolike. Fitimi nga shitja e banesës kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi fitimin kapital, duke ndjekur odelin e OECD dhe shumicës së vendeve anëtare të BE-së”, thuhet në letër.

Po ashtu Aleanca e Profesionistëve të Lirë kërkon të ulet norma tatimore prej 15% edhe për banesat e tjera.

“Për pasuritë e tjera, tatimi mbi fitimin kapital të aplikohet në mënyrë progresive, por i korrigjuar për efektet e inflacionit dhe kostove të justifikuara financiare (p.sh. interesat hipotekore, shpenzimet e rikonstruksionit), për të siguruar që tatohet vetëm fitimi real dhe jo vlera e fryrë artificialisht nga tregu ose faktorë makroekonomikë”, vijon letra.

Kërkesa tjetër e bërë nga Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) është për diferencim të normës tatimore në bazë të qëllimit për cfarë përdoret banesa.

“Një sistem tatimor i drejtë duhet të bëjë dallim mes: Pasurive të destinuara për përdorim vetjak. Pasurive të destinuara për aktivitet ekonomik (qira, zhvillim, shitje). Pasurive të trashëguara për motive familjare dhe të përdorura në mënyrë sporadike (p.sh. shtëpi pushimi). Propozojmë që tatimi të jetë i diferencuar sipas destinacionit dhe qëllimit ekonomik të pasurisë, duke shmangur barazimin e padrejtë midis një prone të dytë të trashëguar dhe një portofoli investimesh të qëllimshëm në pasuri të paluajtshme. Kjo qasje siguron drejtësi fiskale, shmang penalizimin e familjeve dhe parandalon spekulimet e tepruara në treg”, vijon më tej letra.

Sa i takon rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që pritet të nisë nga viti i ardhshëm, propozimi i tyre është që norma tatimore të mos jetë 5% sa është parashikuar në projektligj por të ulet të paktën në 3%.

Letra e plotë:

Të nderuar,

Në kuadër të procesit të konsultimit publik mbi reformimin e tatimit mbi pasuritë e paluajtshme, dhe duke u bazuar në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian dhe vendeve të OECD-së, paraqesim për shqyrtim propozimet e mëposhtme. Qëllimi ynë është që politika tatimore në këtë fushë të balancojë interesin fiskal të shtetit me mbrojtjen e shtresave të mesme e të ulëta dhe të stimulojë një zhvillim të qëndrueshëm të tregut të pasurive të paluajtshme.

Mbrojtja e banesës kryesore dhe lehtësimi fiskal për strehimin bazë

Në shumicën e vendeve të BE-së, banesa kryesore e tatimpaguesit përjashtohet plotësisht ose i nënshtrohet një reduktimi të konsiderueshëm të tatimit mbi ndërtesat (deri në 80%). Ky model garanton mbrojtjen e strehimit bazë si e drejtë themelore sociale.

Propozimi ynë është që:

Banesa kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi ndërtesat ose të tatohet me një normë simbolike.

Fitimi nga shitja e banesës kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi fitimin kapital, duke ndjekur modelin e OECD dhe shumicës së vendeve anëtare të BE-së.

Për pasuritë e tjera, tatimi mbi fitimin kapital të aplikohet në mënyrë progresive, por i korrigjuar për efektet e inflacionit dhe kostove të justifikuara financiare (p.sh. interesat hipotekore, shpenzimet e rikonstruksionit), për të siguruar që tatohet vetëm fitimi real dhe jo vlera e fryrë artificialisht nga tregu ose faktorë makroekonomikë.

Diferencimi i pasurive sipas destinacionit dhe origjinës

Një sistem tatimor i drejtë duhet të bëjë dallim mes:

Pasurive të destinuara për përdorim vetjak.

Pasurive të destinuara për aktivitet ekonomik (qira, zhvillim, shitje).

Pasurive të trashëguara për motive familjare dhe të përdorura në mënyrë sporadike (p.sh. shtëpi pushimi).

Propozojmë që tatimi të jetë i diferencuar sipas destinacionit dhe qëllimit ekonomik të pasurisë, duke shmangur barazimin e padrejtë midis një prone të dytë të trashëguar dhe një portofoli investimesh të qëllimshëm në pasuri të paluajtshme. Kjo qasje siguron drejtësi fiskale, shmang penalizimin e familjeve dhe parandalon spekulimet e tepruara në treg.

Përcaktimi i bazës tatimore mbi vlerë reale të tregut

Rekomandojmë që baza tatimore të përcaktohet mbi vlerën e tregut të pasurisë, të vlerësuar nga tregu i lirë dhe burime të besueshme të të dhënave. Referencat tatimore duhet të përdoren vetëm si mjet alternativ në këto raste:

Kur nuk ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme të tregut.

Kur çmimi i deklaruar është qartësisht fiktiv.

Kjo shmang diskriminimin tatimor dhe situatat ku pasuri me cilësi e vendndodhje të ndryshme tatohen në mënyrë identike.

Stimuj fiskalë për riinvestimin e të ardhurave

Për të nxitur qarkullimin e kapitalit dhe zhvillimin e sektorit të ndërtimit, propozojmë:

Rimbursim të plotë të tatimit mbi fitimin kapital kur të ardhurat nga shitja e pasurisë riinvestohen brenda 12 muajve nga transaksioni.

Ky mekanizëm, i zbatuar në Hungari, Itali, Gjermani dhe SHBA, ka gjeneruar rritje të ndjeshme të transaksioneve dhe punësimit në sektorin e ndërtimit.

Norma tatimore optimale dhe forcimi i mekanizmave të kontrollit

Bazuar në analizën e praktikave të kaluara, një normë tatimore jo më e lartë se 3% mbi ndërtesat dhe tokën e zëna është optimale për:

Rritjen e të ardhurave buxhetore përmes zgjerimit të bazës tatimore.

Uljen e nivelit të informalitetit në tregun e pasurive të paluajtshme.

Nxitjen e transaksioneve dhe formalizimit të pronësisë.

Paralelisht, kërkohet forcimi i mekanizmave të kontrollit mbi burimin e të ardhurave të përdorura në blerjen e pasurive të paluajtshme, për të parandaluar pastrimin e parave dhe për të mbrojtur integritetin e tregut.

Përfundim

Këto rekomandime synojnë të ndërtojnë një sistem tatimor mbi pasuritë e paluajtshme që ështësocialisht i drejtë, ekonomikisht nxitës dhe administrativisht i zbatueshëm e transparent. Besojmë se procesi i reformës duhet të zhvillohet me transparencë të plotë, me kohë të mjaftueshme për konsultim dhe me përfshirjen aktive të të gjithë aktorëve kryesorë: profesionistëve të fushës, qytetarëve, biznesit dhe administratës publike.

Në pritje të një procesi konsultimi konstruktiv, shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar në mënyrë aktive dhe për të qenë pjesë e dialogut publik. Mbetemi në dispozicion për çdo sqarim teknik dhe diskutim të mëtejshëm, me synimin e përbashkët për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë.

Previous Post

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

Next Post

Rrugët e Vlorës si në Gaza, Ermal Dredha vazhdon pazaret me Arben Avdulin: 500 MLN lekë pa garë

Next Post
Rrugët e Vlorës si në Gaza, Ermal Dredha vazhdon pazaret me Arben Avdulin: 500 MLN lekë pa garë

Rrugët e Vlorës si në Gaza, Ermal Dredha vazhdon pazaret me Arben Avdulin: 500 MLN lekë pa garë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

October 19, 2026
Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al