Një episod i tensionuar është regjistruar gjatë protestës në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë së Shtetit dëgjohet duke i drejtuar fjalë kërcënuese gazetares Kristi Gongo.
Në pamjet e publikuara, polici i kërkon gazetares të lëvizë nga vendi ku po qëndronte dhe, në vijim, i drejtohet me shprehjen: “Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, në një situatë ku ajo po filmonte zhvillimet gjatë protestës.







