Thursday, October 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Bie” Raiffeisen Bank/ Dy punonjës zbulojnë mangësitë e sistemit dhe vjedhin shuma të konsiderueshme

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Bie” Raiffeisen Bank/ Dy punonjës zbulojnë mangësitë e sistemit dhe vjedhin shuma të konsiderueshme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një javë më parë, më 29 korrik, kur të gjithë bënin gati çantat e plazhit, dy përfaqësues të Raiffeisen Bank trokitën në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arsyeja ishte depozitimi i një kallëzimi për mashtrim. Bankën e kishin sulmuar. Jo me armë, jo me maska, jo nga punonjësit e saj, por nga 40 hajdutë që kishin përfituar nga një “deriҫkë” e sistemit të saj të pagesave.

Më shumë se 40 klientë të çuditshëm rezultonin se kishin tërhequr herë pas here shuma të vogla parash, më së shumti nga 100 euro, kur nuk kishin fare depozita apo llogari të mbushura me para. Së bashku, në kohë të ndryshme, ata i kishin marrë bankës një “thes” të vogël me rreth 200 mijë euro. Por kaq janë denoncuar, se thesi mund të jetë më i madh.

Si tërhiqen para kur s’ke asgjë në llogari?

Për këtë kishte menduar inxhinieri R.Z, një djalë i apasionuar pas elektronikës dhe programimit. Si i dyshuari kryesor, ai kishte vënë re një anomali thuajse të pabesueshme. Në orët e vonëta të natës, sistemi i Raiffeisen “flinte” bashkë me punonjësit. Në këto orë ti mund të bëje transferta online brenda llogarive ose nga karta në kartë, duke përdorur aplikacionet e bankës, ndërsa ato të përgjigjeshin pa të pyetur nëse kishe apo s’kishe para.

Në dy orë të caktuara rreth mesnatës, “Ali Baba” zbuloi se po të transferoje para nga një llogari te disa të tjera, sistemi nuk të thoshte “jo”. Paratë mund të tërhiqeshin nga personat që u shfaqeshin këto transferime, ndërsa llogaria që kishte bërë “dhuratat” shihej vetëm kohë më pas se ky veprim ishte kryer. E gjitha një anomali elektronike e platformës digjitale të Raiffeisen Bank në Shqipëri.

Këtë të metë, R.Z e kishte diskutuar si “pa të keq” me një shokun e tij, E.M, edhe ky djalë i shkathët që e njihte goxha mirë sistemin bankar, pasi kishte punuar për mikrofinancën Kredo.al.

Për të mos rënë në sy, duhej të zhvateshin shuma të vogla që dërgoheshin nga një llogari në dhjetra të tjera të ndryshme. Për këtë mendoi E.M, që kishte gati “qelizat” e mikrokredive, me njerëz që nuk e kishin problem të dorëzonin kartat e identitetit për të hapur llogari banke kundrejt një shpërblimi të vogël. Nëse në llogari shfaqeshin 400 euro, 100 i merrte ai që bënte tërheqjen.

Por “Ali Baba” dhe 40 hajdutët filluan të bien në sy, sepse llogarive filloi t’u vinte era.

Një listë me më tepër se 40 persona dorëzoi Raiffeisen në polici, ku kërkon hetime dhe arrestime për grabitjen që i është bërë në orët e vona të natës, nga Ali Baba me tablet në dorë. Dhe jo një herë, por me dhjetra.

Banka pretendon se është mashtruar dhe keqbërësit duhet të futen në burg.

Policia hesht, Raiffeisen hesht, Banka e Shqipërisë hesht për këtë ngjarje që duhet të tregohej dhe të ndahej me publikun, që të paktën ai të rrijë zgjuar, nëse banka e tyre fle. /Kontrast.al

Tags: Raiffeisen Bank
Previous Post

Shqipëria në “sezonin” e zjarreve, 30 vatra në 24 orë

Next Post

VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti ku humbën jetën nënë e bir nga Shqipëria,

Next Post
VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti ku humbën jetën nënë e bir nga Shqipëria,

VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti ku humbën jetën nënë e bir nga Shqipëria,

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ekskluzive/ Zbulohet arsyeja pse Albatros Rexhaj mbron Ramën,  dashnorja e tij bëhet drejtoreshë e FSKDSh-ë

Ekskluzive/ Zbulohet arsyeja pse Albatros Rexhaj mbron Ramën, dashnorja e tij bëhet drejtoreshë e FSKDSh-ë

September 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

September 30, 2026
96% e nxënësve shqiptarë në shkolla ku ndalohen celularët, ndër shifrat më të larta në OECD dhe rajon

96% e nxënësve shqiptarë në shkolla ku ndalohen celularët, ndër shifrat më të larta në OECD dhe rajon

September 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al