Thursday, November 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bosnja i ndalon hyrjen Millan Radoiçiç-it, shpallet kërcënim për sigurinë kombëtare

Pali by Pali
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bosnja i ndalon hyrjen Millan Radoiçiç-it, shpallet kërcënim për sigurinë kombëtare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Millan Radoiçiç-it, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, iu ndalua hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi u shpall kërcënim për sigurinë kombëtare, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burime të sigurisë.

Sipas tyre, vendimi u mor më 13 nëntor – katër ditë para se Gjykata e Lartë në Beograd të urdhëronte paraburgimin e tij dhe ta shpallte në kërkim, pasi nuk u paraqit në polici më 15 nëntor.

Paraqitja e detyrueshme në polici ishte një nga masat e mbikëqyrjes të vendosura ndaj tij, në kuadër të procedurës që po zhvillohet për rastin e Banjskës. Institucionet përgjegjëse të Bosnje dhe Hercegovinës nuk dhanë hollësi për vendimin dhe as arsyet përse Radoiçiç cilësohet kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ndalimi nënkupton se, nëse Radoiçiç tenton të hyjë në Bosnje dhe Hercegovinë, atij do t’i refuzohet hyrja ose do të ndalohet në pikën kufitare apo në ndonjë vend tjetër të hyrjes në këtë shtet.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje dhe Hercegovinës, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka informacione që Millan Radoiçiç ka qëndruar apo po qëndron në territorin e saj.

Reagimi erdhi pas raportimeve të disa mediave se Radoiçiç ndodhet në Republikën Sërpska dhe se gëzon mbrojtjen e disa strukturave të pushtetit atje.

“Nuk kemi informacione se personi në fjalë ka qëndruar apo po qëndron në territorin e Republikës Sërpska. I hedhim poshtë si të pavërteta dhe dashakeqe pretendimet se ai mbrohet nga pjesëtarë të Ministrisë sonë”, thuhet në përgjigjen e saj.

Ministria sqaroi se përgjegjësinë për kontrollin e kufirit shtetëror e ka Policia Kufitare e Bosnje dhe Hercegovinës, e cila mbledh të dhëna për personat që hyjnë dhe dalin nga vendi.

Ajo shtoi se vepron në bazë të të gjitha urdhërarrestimeve ndërkombëtare dhe se ka “bashkëpunim të mirë dhe profesional me policitë e rajonit dhe më gjerë”.

Vendimi vjen në kohën kur vendndodhja e Radoiçiç-it mbetet e panjohur, pasi ai nuk ishte i qasshëm për organet e drejtësisë në Serbi, gjatë ditëve të fundit.

Më herët, atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar të largohej nga vendbanimi pa lejen e autoriteteve përkatëse. Ai ka pasur, gjithashtu, ndalesë për të udhëtuar në Kosovë.

Zhdukja e tij ndodhi pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet e mbajtura në fund të tetorit në Serbi.

Disa ditë para se të shpallej në kërkim, qarkulluan informacione të pakonfirmuara se Radoiçiç ishte larguar nga Serbia drejt Rusisë.

Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) dhe Ambasada ruse në Beograd nuk i konfirmuan këto pretendime.

Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur që ka kryer sulmin në Banjskë, në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023.

Një polic i Kosovës është vrarë në sulm, ndërsa në përleshjet e armatosura që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Në Serbi, Radoiçiç është nën hetime për disa vepra penale që lidhen me sigurimin e armëve dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, edhe pas tre vjetësh, ndaj tij nuk është ngritur aktakuzë. Prokuroria serbe, pas pranisë së Radoiçiçit në tubim elektoral: Hetimet për Banjskën po vazhdojnë

Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiç-in, i cili po gjykohet në mungesë.

Kosova ka lëshuar gjithashtu fletarrestim ndërkombëtar për të, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara – UNMIK.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë vendosur më herët sanksione ndaj tij, për përfshirje të dyshuar në krim të organizuar dhe korrupsion.

Vendimi për t’ia ndaluar hyrjen në Bosnje dhe Hercegovinë është marrë vetëm disa ditë pasi nga ky vend është larguar Zvonko Vesellinoviq, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Radoiçiç-it në biznes.

Burime të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë kanë konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se Vesellinoviq është larguar më 11 nëntor nga Sarajeva drejt Turqisë, duke përdorur pasaportën serbe./ REL

Tags: BosnjaMillan Radoiçiç
Previous Post

Kërkohej nga Interpol, arrestohet në Shkodër 45-vjeçari

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi
KRYESORE

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi

by Pali
November 12, 2026
0

Kombëtarja ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën...

Read moreDetails
Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

November 17, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bosnja i ndalon hyrjen Millan Radoiçiç-it, shpallet kërcënim për sigurinë kombëtare

Bosnja i ndalon hyrjen Millan Radoiçiç-it, shpallet kërcënim për sigurinë kombëtare

November 19, 2026
Kërkohej nga Interpol, arrestohet në Shkodër 45-vjeçari

Kërkohej nga Interpol, arrestohet në Shkodër 45-vjeçari

November 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al