Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha në Kuvend: Ky është parlamenti i Ergys Agasit, siguria kombëtare është shembur totalisht

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Berisha në Kuvend: Ky është parlamenti i Ergys Agasit, siguria kombëtare është shembur totalisht
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta në Foltoren e Kuvendit lidhur me çështjen e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, dhe hetimet që lidhen me Ergys Agasin. Berisha e ka cilësuar situatën si një goditje të rëndë ndaj sigurisë kombëtare, ndërsa ka akuzuar qeverinë për kapjen e institucioneve të sigurisë.

“Kjo seancë do hyjë në histori si seanca më e turpshme e mbledhur ndonjëherë. Sot parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, si parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë kombëtare të ndonjë vendi. Sot, për çdo qytetar shqiptar, që i thotë vendit vend, sigurisë siguri, çështja e të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit pasi kryetarja e Shërbimit Informativ rezulton një anëtare e grupit të strukturuar kriminal Agasi”, deklaroi Berisha.

Ai riktheu akuzat e tij ndaj Ergys Agasit, duke pretenduar se ky i fundit kishte pasur ndikim të gjerë mbi institucionet shtetërore dhe grupet kriminale.

“Në këtë sallë kam deklaruar, kam paralajmëruar se Ergys Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Evropës. Po, sepse ai kontrollonte si asnjë tjetër në Shqipëri dhe në Evropë, të gjitha kartelet e drogës, të gjithë internetin e territorit të vendit, të gjitha sekretet e këtij shteti dhe SHISH-in. Ai kishte fuqi të pakufizuar dhe këtë fuqi e kishte nga Padrino i vendit”, tha kryedemokrati.

Berisha u ndal edhe te emërimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH, duke e cilësuar atë si një vendim të papërgjegjshëm dhe duke përsëritur akuzat për lidhje me Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiç.

“Rasti i Vlora Hysenit është i treti rast në botë, është El Polo i Venezuelës që punoi me kartelet, është shefi i shërbimit të Guinesë Bisau, të cilën kartelet amerikano-latine e shndërruan në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Afrikë, dhe tani vjen Vlora Hyseni, ky personazh i përçudnuar, që pasi shkarkohet nga detyra në një vend demokratik, për motive të forta, po ato motive e sjellin atë këshilltare të Padrinos dhe më pas e sjellin në krye të SHISH. Emërimi i saj, jashtë të gjitha kritereve, përbën aktin më të papërgjegjshëm ndaj sigurisë së vendit. Emërimi i saj ishte në mënyrë absolute për një rol të dyfishtë. E kam deklaruar në atë kohë, e deklaroj edhe sot, ajo ishte një shërbëtore e Vuçiçit dhe Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Më tej, kreu i PD-së ngriti akuza për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe bashkëpunim me persona të botës së krimit.

“Por kjo është njëra anë, ana më e zezë është se njeriu që kishte për detyrë sigurinë e vendit dhe qytetarëve të këtij vendi, bashkëpunonte me hanxharët e krimit, ishte një ushtare e hanxharëve të krimit. Ishte ushtare e një organizate më të rrezikshme kriminale. Ishte njeriu që lëshonte në duart e bandave çdo sekret të këtij shteti. Ishte njeriu që me porosi të Ergys Agasit shkarkonte secilin prej jush”, deklaroi ai.

Berisha iu drejtua më pas drejtpërdrejt disa deputetëve të mazhorancës, duke pretenduar se ata kishin pasur përballje me këtë mekanizëm.

“Damian, e ke vetë parasysh ti. Nuk je i vetmi ti, janë shumë si ti. Se e shihja se po bëje sikur nuk po dëgjoje. Ulsi, shko merr dosjen sa herë të del emri aty. Por prapë, në këtë rast, tragjike është se është shembur piramida e sigurisë”, përfundoi Berisha.

 

Previous Post

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Next Post

Hetimet për Agasin/ GJKKO lë në burg Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kallucin

Next Post
Hetimet për Agasin/ GJKKO lë në burg Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kallucin

Hetimet për Agasin/ GJKKO lë në burg Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kallucin

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tri këshilla si të mbroni veten nga virozat e dimrit

Tri këshilla si të mbroni veten nga virozat e dimrit

November 10, 2026
Dosja “Veliaj”, SPAK kërkon 400 mijë lekë gjobë për Klotilda Bushkën

Dosja “Veliaj”, SPAK kërkon 400 mijë lekë gjobë për Klotilda Bushkën

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al