Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Ja si po mashtrohen shqiptarët me shifrat e eksporteve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Berisha denoncon “terrorin shtetëror” në Theth dhe akuzon Ramën për manipulim të votës së diasporës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp, ku ka denoncuar qeverinë për atë që ai e cilësoi si “mashtrim” me shifrat e eksporteve, turizmit, si dhe për manipulim të procesit zgjedhor.

“Manipulimi i të dhënave ekonomike”

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Institutin e Statistikave (INSTAT) për përllogaritje të gabuar të eksporteve. Sipas tij, qeveria po përfshin në shifra mallra që kalojnë thjesht në tranzit drejt Kosovës, duke i paraqitur si “ri-eksporte”. Ai solli si shembull importin e naftës nga Kosova, që sipas tij llogaritet si eksport shqiptar.

I njëjti manipulim, sipas Berishës, po ndodh edhe me statistikat e turizmit. Kryedemokrati tha se qeveria po përfshin në shifrat e turistëve edhe pasagjerët në tranzit në Aeroportin e Rinasit, një praktikë që bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Ai shtoi se vendi po përjeton një rënie të turizmit, veçanërisht në jug dhe në zonat bregdetare të Durrësit, ndërsa në veri qeveria ka dëmtuar sektorin duke shembur ndërtime me leje në zona turistike si Thethi.

Akuzat për manipulim zgjedhor dhe pensionin e Ramës

Gjatë fjalës së tij, Berisha shfaqi pamje konkrete që, sipas tij, dëshmojnë për votime të shumëfishta në dy qendra votimi në Zall Bastar dhe në Elbasan. Ai i cilësoi zgjedhjet e 11 majit si “një farsë e organizuar” nga strukturat e patronazhimit dhe komisionerë të lidhur me Partinë Socialiste.

Gjithashtu, kryetari i PD-së ngriti akuza për një “narkodiktaturë autoritare” të instaluar në vend dhe denoncoi atë që e quajti një “akt i papranueshëm” nga ana e kryeministrit Rama. Berisha u shpreh se kryeministri i ka caktuar vetes një pension rekord prej 4 milionë lekësh në muaj, duke e cilësuar këtë shifër si 30 herë më të lartë se mesatarja kombëtare.

Previous Post

Më 15 shtator mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së nis paraqitjen e provave

Next Post

Mandati i tij i parë, kush ishte deputeti i cili kreu vetëvrasje sot?

Next Post
Mandati i tij i parë, kush ishte deputeti i cili kreu vetëvrasje sot?

Mandati i tij i parë, kush ishte deputeti i cili kreu vetëvrasje sot?

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

November 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm për qumështin jashtë standardeve, industria përpunuese kërkon gjurmimin e sasive të refuzuara

Alarm për qumështin jashtë standardeve, industria përpunuese kërkon gjurmimin e sasive të refuzuara

November 10, 2026
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve

Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al