Një aksident i rëndë është regjiatruar mesditën e kësaj të premte në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë”.
Dy makina tip “Audi” dhe “Mercedez benz” janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Këta të fundit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe raportohet se gjendja e tyre është kritike.








