Mediat e huaja kanë publikuar së fundmi një pjesë nga ‘memorandumi’ i Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio në lidhje me zgjedhjet në vendet e huaja.
Sipas artikullit, mesazhi i Rubios thekson se departamenti i Shtetit tani do të ndërhyjë në zgjedhjet e huaja vetëm kur ka një interes “të qartë dhe bindës” të SHBA-së për ta bërë këtë, duke u përqendruar në rëndësinë strategjike mbi përhapjen e vlerave demokratike.
“Në përputhje me theksin e administratës mbi sovranitetin kombëtar, Departamenti do të komentojë publikisht mbi zgjedhjet vetëm kur ka një interes të qartë dhe bindës të politikës së jashtme të SHBA-së për ta bërë këtë”,- thuhet në mesazhin e Rubios.
Më tej në mesazh theksohet se ambasadat mund të publikojnë mesazhe publike urimi për fituesin e një zgjedhjeje pa pasur nevojë për miratim nga nivelet e larta, përveç rasteve kur rezultati vihet në dyshim. Rast ky i ngjashëm me Shqipërinë, ku fitorja e Ramës u vu në dyshim nga palët politike pasi pati denoncime për manipulim të procesit zgjedhor.
“Postet jashtë SHBA mundet, pa pasur nevojë për miratim nga Uashingtoni, të publikojnë deklarata në faqet e tyre të internetit ose në rrjetet sociale, apo të japin deklarata për mediat lokale për të uruar fituesit, përveçse në rastet kur rezultati i zgjedhjeve kontestohet publikisht. Këto mesazhe duhet të përqendrohen te rezultati i zgjedhjeve, jo te procesi. Nëse postet kanë pyetje për formulimin e përshtatshëm të mesazhit në raste të caktuara, duhet të konsultohen me zyrën e shtypit të zyrës rajonale përkatëse,” thekson mesazhi








