Tetë shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane, pasi dyshohen si pjesëtarë të një grupi kriminal që kishte terrorizuar banorët e zonës kodrinore të Torinos. Ata akuzohen për 68 raste grabitjesh banesash të ndodhura midis janarit 2024 dhe marsit 2025.
Sipas hetimeve të koordinuara nga autoritetet italiane dhe të publikuara nga agjencia ANSA, banda vepronte me një strukturë të mirëorganizuar hierarkike. Ata përdornin automjete të regjistruara në emër të personave të tjerë për të shmangur identifikimin dhe kishin bashkëpunëtorë të dedikuar për të ruajtur mallrat e vjedhura.
Operacioni që çoi në arrestimin e tyre u finalizua pas një prej grabitjeve të fundit, kur një pjesë e grupit u kap në flagrancë nga Karabinierët e kompanisë Chieri. Të paktën disa nga të arrestuarit ndodhen tashmë në burg në Torino për vepra të tjera penale.