Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestohen 4 veterinerët në Korçë, regjistruan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë të kontrabanduara nga Greqia

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Arrestohen 4 veterinerët në Korçë, regjistruan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë të kontrabanduara nga Greqia
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Katër veterinerë në Korçë janë arrestuar nga policia, pasi kishin regjistruar 120 bagëti të imëta dhe gjedhë të kontabanduara nga Greqia.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi i shpallur në kërkim pasi ka kontrabanduar bagëtitë, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar (veterinerët) i kanë matrikulluar bagëtitë dhe gjedhët, me matrikullat që kanë marrë nga zyra e veterinarisë në Devoll.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale B. M., 64 vjeç, banues në Durrës, K. A., 57 vjeç, banues në Korçë, dhe D. K., 64 vjeç, banues në Maliq, E. L., 39 vjeç, banues në Devoll, punonjës (veteriner) i Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll.

Ndërkohë janë proceduar penalisht 3 shtetas që mbajtur në stallat e tyre, bagëtitë dhe gjedhët dhe është shpallur në kërkim 39-vjeçari që dyshohet se ka kontrabanduar bagëtitë dhe gjedhët, nga Greqia.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Matrikulli”.

Matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë, të kontrabanduara, arrestohen në flagrancë 4 veterinerë.

Shpallet në kërkim 39-vjeçari që dyshohet se ka kontrabanduar bagëtitë dhe gjedhët, nga Greqia.

Procedohen penalisht 3 shtetas që mbajtur në stallat e tyre, bagëtitë dhe gjedhët.

Të gjitha këto veprime janë kryer në shkelje të urdhrit të ministrit së Bujqësisë, për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së kafshëve të imta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Matrikulli”, si rezultat i të cilit:

-u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit B. M., 64 vjeç, banues në Durrës, K. A., 57 vjeç, banues në Korçë, dhe D. K., 64 vjeç, banues në Maliq, punonjës (veterinerë) të Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll;

-u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi E. L., 39 vjeç, banues në Devoll, punonjës (veteriner) i Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll;

-u shpall në kërkim shtetasi G. M., 39 vjeç, banues në Devoll, i dyshuar për veprat penale “Kondrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kondrabandë”, “Tregtimi apo transportimi i mallrave kondrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

– u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. M., 40 vjeç, banues në fshatin Voskop, E. Z., 48 vjeç, banues në Bilisht, dhe R. Zh., 57 vjeç, banues në fshatin Tren, për veprën penale “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi i shpallur në kërkim G. M., ka kontrabanduar nga Greqia, 100 bagëti të imta dhe 20 gjedhë. Më pas, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar (veterinerët) i kanë matrikulluar bagëtitë dhe gjedhët, me matrikullat që kanë marrë nga zyra e veterinarisë në Devoll. 3 shtetasit e proceduar dyshohet se kanë mbajtur në stallat e tyre, bagëtitë dhe gjedhët e kontrabanduara nga 39-vjeçari.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Hematoma dhe të nxira në fytyrë, dalin fotot e biznesmenit të dhunuar te “Delijorgji”

Next Post

KQZ ndan mandatet për Tiranën! Kush janë deputetët që futen zyrtarisht në Parlament

Next Post
KQZ ndan mandatet për Tiranën! Kush janë deputetët që futen zyrtarisht në Parlament

KQZ ndan mandatet për Tiranën! Kush janë deputetët që futen zyrtarisht në Parlament

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Netflix, piktura dhe kuti me euro: gjurmët e Belinda Ballukut në vilën e fshehur në Dhërmi

Netflix, piktura dhe kuti me euro: gjurmët e Belinda Ballukut në vilën e fshehur në Dhërmi

November 3, 2026
Gazeta amerikane: Revolta në Tiranë, ‘kryeqytetin e drogës’, për largimin e Ramës

Gazeta amerikane: Revolta në Tiranë, ‘kryeqytetin e drogës’, për largimin e Ramës

November 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al