Thursday, November 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aeroporti i Tiranës thyen çdo rekord në korrik, rritet me 28% numri i pasagjerëve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Aeroporti i Tiranës thyen çdo rekord në korrik, rritet me 28% numri i pasagjerëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka mbyllur muajin korrik me rezultatet më të larta në historinë e tij, duke konfirmuar edhe një herë ritmet e forta të rritjes së trafikut ajror në Shqipëri. Sipas të dhënave paraprake që disponon ekofin.al, gjatë muajit korrik në terminalin e TIA-s janë përpunuar afro 1.65 milionë pasagjerë, një rritje prej 28% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa rritja vjetore vlerësohet në 19.4%.

Shifrat tregojnë se vetëm brenda një muaji, aeroporti ka arritur të përpunojë rreth 50% të të gjithë trafikut të regjistruar gjatë vitit 2019, një tregues i qartë i transformimit që ka pësuar aeroporti që nga marrja në menaxhim e tij nga Kastrati Group dhe i rritjes së rolit të Shqipërisë si destinacion turistik dhe nyje rajonale e transportit ajror.

Rekordi nuk është vendosur vetëm në nivel mujor. Ekofin.al mëson se më 27 korrik, TIA ka regjistruar ditën më të ngarkuar në historinë e saj, me 58,805 pasagjerë dhe 329 fluturime komerciale, duke vendosur një tjetër rekord absolut për aeroportin.

Këto rezultate vijnë në një periudhë kur kërkesa për udhëtime drejt Shqipërisë vijon të rritet ndjeshëm, e mbështetur nga zgjerimi i rrjetit të destinacioneve, shtimi i frekuencave të fluturimeve dhe investimet e vazhdueshme në infrastrukturën aeroportuale. Gjithashtu ka një rritje dhe zgjerim të destinacioneve dhe fluturimeve direkte nga TIA.

Në muajt e fundit, TIA ka vijuar të zgjerojë kapacitetet për të përballuar fluksin rekord të udhëtarëve, ndërsa investimet e realizuara nga Kastrati Group kanë mundësuar përmirësimin e terminalit dhe të infrastrukturës operacionale, duke krijuar kushte për një numër gjithnjë e më të madh fluturimesh dhe pasagjerësh. Gjithashtu vijojnë fluturimet transoqeanike ne Toronton në Kanada.

Përballimi i ngarkesës në muajt e verës është bërë i mundur falë angazhimit të mijëra punonjësve, duke veçuar personelin e TIA-s, kontrollorët ajrorë të AlbControl, Policinë Kufitare, Doganat dhe Autoritetin e Aviacionit Civil, të cilët kanë garantuar funksionimin normal të operacioneve edhe gjatë ditëve me fluksin më të lartë.

Pas një fillimi të fortë të vitit dhe rekordeve të njëpasnjëshme gjatë sezonit veror, gjithçka tregon se edhe viti 2026 pritet të mbyllet si një tjetër vit historik për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke forcuar pozicionin e tij si aeroporti me rritjen më të shpejtë në rajon dhe një nga motorët kryesorë të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë shqiptare. /ekofin.al

Tags: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA)
Previous Post

Divjaka kundërshton reformën territoriale, banorët djegin teserat e PS

Next Post

Sondazhi/ 48% e shqiptarëve fajësojnë ndërtimin e dobët dhe korrupsionin për problemet me rrugët

Next Post
Sondazhi/ 48% e shqiptarëve fajësojnë ndërtimin e dobët dhe korrupsionin për problemet me rrugët

Sondazhi/ 48% e shqiptarëve fajësojnë ndërtimin e dobët dhe korrupsionin për problemet me rrugët

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi
KRYESORE

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi

by Pali
November 12, 2026
0

Kombëtarja ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën...

Read moreDetails
Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

November 17, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Operacioni në Kosovë, identifikohen 155 shtetase shqiptare në lokalet e natës

Operacioni në Kosovë, identifikohen 155 shtetase shqiptare në lokalet e natës

November 19, 2026
Takim i nivelit të lartë në Berlin, Evropa kërkon rol në negociatat për Ukrainën

Takim i nivelit të lartë në Berlin, Evropa kërkon rol në negociatat për Ukrainën

November 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al