Ndërsa Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin zhvillonin takimin e tyre trepalësh në Kinë, vëmendja e liderëve evropianë u zhvendos drejt Berlinit.
Në kryeqytetin gjerman u mblodhën përfaqësues të dhjetëra vendeve, në kuadër të të ashtuquajturit Koalicion i të Vullnet mireve për të koordinuar qëndrimin e tyre mbi të ardhmen e Ukrainës dhe sigurinë e Evropës.
Takimi, i organizuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Macron dhe kryeministri britanik Burnham zhvillohet në një moment delikat diplomatik, kur Evropa kërkon të mos përjashtohet nga negociatat që mund të përcaktojnë përfundimin e luftës në Ukrainë.
Në tryezë ishte edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ndërsa nga administrata amerikane mbërritën të dërguarit e Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Falënderoj të gjithë partnerët që marrin pjesë sot në takimin tonë të Koalicionit të Gatshëm. Po diskutojmë për mbështetje të mëtejshme. Zbatimin e vendimit të BE-së për t’i dhënë Ukrainës 45 miliardë euro për të mbuluar nevojat buxhetore sa më shpejt të jetë e mundur
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz po kërkojnë koordinim më të ngushtë mes aleatëve për të përcaktuar kushtet e një paqeje të qëndrueshme.
Rezultati i kësaj lufte do të formësojë sigurinë në Evropë për një kohë të gjatë. Së bashku me partnerët tanë, ne vazhdojmë mbështetjen tonë për paqen në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse u mblodhëm sot për Koalicionin e të Gatishmëve.
Takimi në Berlin shoqërohet edhe me bisedime të veçanta mes përfaqësuesve evropianë dhe të dërguarve amerikanë, me synimin për të përgatitur një qëndrim të përbashkët për raundet e ardhshme të negociatave.







