Monday, October 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Adriatik Kupi jep dorëheqjen pas 7 muajsh në krye të Burgjeve: Koha do të flasë

Pali by Pali
in AKTUALITET
0
Adriatik Kupi jep dorëheqjen pas 7 muajsh në krye të Burgjeve: Koha do të flasë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Adriatik Kupi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, pas shtatë muajsh në krye të institucionit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kupi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe një bilanc të periudhës së tij në këtë detyrë. Ai e cilëson këtë eksperiencë si një periudhë të vështirë, të shoqëruar me probleme që kërkonin zgjidhje të menjëhershme, vendime të vështira dhe përgjegjësi të shumta.

Sipas tij, gjatë këtyre muajve, puna është përqendruar te forcimi i sigurisë, përmirësimi i administrimit dhe modernizimi i sistemit penitenciar. Prioritet, siç thekson Kupi, kanë qenë gjithashtu rritja e përgjegjshmërisë, profesionalizmi i punonjësve dhe përmirësimi i kushteve për personat që vuajnë dënimin.

Në mesazhin e tij, Kupi nuk i ka lënë pa përmendur as kritikat dhe kundërshtimet me të cilat është përballur gjatë ushtrimit të detyrës, duke theksuar se është përpjekur t’i dëgjojë ato dhe të vijojë punën përballë pengesave.

“Për disa gjëra të tjera, koha do të flasë më qartë se unë sot”, shprehet ai në postimin e tij.

Kupi thekson se një sistem penitenciar modern duhet të garantojë respektimin e të drejtave të njeriut, transparencën dhe mundësitë reale për rehabilitimin e personave të dënuar dhe rikthimin e tyre në shoqëri.

Në përfundim, ai ka falënderuar Ministrinë e Drejtësisë, ministrin Toni Gogu, drejtuesit dhe punonjësit e sistemit penitenciar, si dhe bashkëpunëtorët që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe. Kupi shpreh gjithashtu dëshirën që puna e nisur të vijojë, me synimin për një sistem burgjesh më të sigurt, më të drejtë dhe më njerëzor.

Postimi i plotë i Adriatik Kupit:

“Pas shtatë muajsh në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kam vendosur të jap dorëheqjen nga kjo detyrë.

Për mua kjo nuk ishte një periudhë e lehtë, pasi kishte probleme që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme, vendime të vështira që duheshin marrë dhe përgjegjësi që nuk mund të shtyheshin as me minuta. Jam përpjekur t’i përballoj me angazhim maksimal, duke pasur gjithmonë parasysh njerëzit dhe institucionet për të cilat mbaja përgjegjësi.

Gjatë këtyre muajve, puna ime është përqendruar në forcimin e sigurisë, përmirësimin e administrimit dhe modernizimin e sistemit penitenciar. Përparësi kanë qenë rritja e përgjegjshmërisë, mbështetja e profesionalizmit të punonjësve dhe përmirësimi i kushteve të trajtimit të personave që vuajnë dënimin.

Besoj se një sistem penitenciar modern matet edhe me mënyrën se si i trajton njerëzit, me respektimin e të drejtave të tyre, me transparencën dhe me mundësitë reale që u jep për t’u rehabilituar e për t’u rikthyer në shoqëri. Kjo ka qenë bindja që më ka udhëhequr në këtë detyrë.

Ka pasur edhe kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë.

Kritikën jam përpjekur ta dëgjoj, edhe kur ka qenë e vështirë. Përballë pengesave, kemi vazhduar të punojmë. Për disa gjëra të tjera, koha do të flasë më qartë se unë sot.

Sot largohem me mirënjohje për të gjithë ata që punuan me mua, që ndanë përgjegjësitë dhe që i qëndruan pranë kësaj pune deri në fund. E di se sa përkushtim kërkon puna e përditshme në këtë sistem dhe e vlerësoj kontributin e secilit.

Falënderoj Ministrinë e Drejtësisë, në mënyrë të veçantë ministrin z. Toni Gogu për besimin dhe bashkëpunimin, drejtuesit dhe punonjësit e sistemit penitenciar, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët, për mbështetjen dhe kontributin gjatë kësaj periudhe.

Largohem nga detyra me respekt për përgjegjësinë që më është besuar dhe me dëshirën që puna e nisur të vijojë në shërbim të një sistemi penitenciar më të sigurt, më të drejtë dhe më njerëzor.”

Tags: Adriatik Kupiavokatidoreheqjereagimi
Previous Post

Shqipëri–Izrael, marrëveshje e re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe teknologjik

Next Post

Marta Kos paralajmëron Kosovën për Ligjin e Speciales: Ndryshimet rrezikojnë rrugën drejt BE-së

Next Post
Marta Kos paralajmëron Kosovën për Ligjin e Speciales: Ndryshimet rrezikojnë rrugën drejt BE-së

Marta Kos paralajmëron Kosovën për Ligjin e Speciales: Ndryshimet rrezikojnë rrugën drejt BE-së

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

October 5, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dronët në ajër, gjobat në tokë! Policia ndëshkon 78 këmbësorë në Tiranë brenda 24 orëve

Dronët në ajër, gjobat në tokë! Policia ndëshkon 78 këmbësorë në Tiranë brenda 24 orëve

October 12, 2026
Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan

Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan

October 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al