Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Açka: Pse nuk iu bashkova grupimit të Gazment Bardhit

Editor by Editor
in POLITIKE
0
Açka: Pse nuk iu bashkova grupimit të Gazment Bardhit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Flutura Açka, një prej deputeteve demokrate që vijon ti qëndrojë besnike Lulzim Bashës, në atë që njihet si PD-ja e vulës, shprehet se ndjehet e zhgënjyer nga Gazment Bardhi.

“Unë jam zhgënjyer nga Gazment Bardhi. Unë nuk e di se çfarë projekti ka pasur, ndoshta ka dështuar me projektin e tij. Në rast se Bardhi ka një ide më të mirë, mund të shkoja dhe në grupin e tij. Projekti i Lulzim Bashës për PD për mua është më i besueshëm.

Nuk mund të thuash se ne jemi PD, sepse ne jemi shumica. Kjo është e pandershme dhe e padrejtë. Dikush është i interesuar ta mbajë të mjegullt situatën në Partinë Demokratike. Nëse Lulzim Basha humbet sërish, është e drejta e tij të japë dorëheqjen ose jo”, deklaroi Açka.

Nga studio e News24, Açka ka folur edhe për Amnistinë Penale për të cilën shprehet se nuk duhet të prekë reformën në drejtësi dhe duhet të vijë me konsensus.

“PS po përpiqet të peshkojë vota për amnistinë penale. Amnistia mos të prekë reformën në drejtësi. Amnistia duhet të vijë me konsensus të plotë. Kjo nënkupton se reforma në drejtësi ka probleme me aplikimin e saj.

Tërheqja e amnistisë ndodhi nga prapaskenat e ‘peshkimit’ të deputetëve. Nëse maxhoranca ka nisur të peshkojë, shumë mirë të vijojë. Nëse ka deputetë që shesin dinjitetin e tyre për të bërë votat me maxhorancën, le ta bëjë.

Ne jemi pro amnistisë penale, por me kushte. Kushtet tona janë që të amnistohen protestuesit dhe të mos ketë asnjë ulje për të dënuarit nga GJKKO. Po amnistojmë dosjet në duart e SPAK, atëherë çfarë kuptimi ka që bëmë reformën në drejtësi? Nuk mund të tronditet SPAK-u.

Ne jemi kundër dhunimit të institucioneve të reja të drejtësisë. PD zyrtare do të bëjë transparente votat e saj. Në parlament u votua një ligj i rrezikshëm, si ai i ligjit për zonat e mbrojtura”, tha Açka.

Previous Post

Shqiptarët mbledhin dyfishin e shumës për të sjellë me charter zyshë Inën në Vlorë

Next Post

Vrasja e Bledar Dedjas, 17-vjeçari pranoi krimin. Dyshime se adoleshentin e kishin përfshirë…

Next Post
Vrasja e Bledar Dedjas, 17-vjeçari pranoi krimin. Dyshime se adoleshentin e kishin përfshirë…

Vrasja e Bledar Dedjas, 17-vjeçari pranoi krimin. Dyshime se adoleshentin e kishin përfshirë…

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zgjedhjet dhe vonesat institucionale në Kosovë “pengojnë agjendën” me SHBA-në

Zgjedhjet dhe vonesat institucionale në Kosovë “pengojnë agjendën” me SHBA-në

September 15, 2026
Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al