Friday, October 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Bledar Dedjas, 17-vjeçari pranoi krimin. Dyshime se adoleshentin e kishin përfshirë…

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vrasja e Bledar Dedjas, 17-vjeçari pranoi krimin. Dyshime se adoleshentin e kishin përfshirë…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e të miturve në Venecia vendosi arrest me burg për 17-vjeçarin e arrestuar pak ditë më parë, si i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Bledar Dedja në Itali.

Sipas raportimeve, i dyshuari u mor në pyetje për rreth tre orë, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Adoleshenti, një italian nga një familje e shkëlqyer me banim në komunën e Pieve del Grappa, e pranoi krimin por ka ende shumë pika të paqarta në lidhje me motivin.

I hetuar për vrasje me paramendim, pas përballjes me hetuesit, 17-vjeçari do të merret sërisht në pyetje me kërkesë të mbrojtjes nga prokurori publik Giovanni Parolin në ditët në vijim.

Nga raportimet e fundit, mësohet se 17-vjeçari ka pasur një takim me viktimën ditën e vrasjes. Pasditen e së shtunës të 20 janarit djali u identifikua nga disa kamera në sheshin në Paderno del Grappa, ku me sa duket ndodhej me Bledarin. Më pas të dy largohen së bashku me Mercedesin B-Class të 39-vjeçarit duke u nisur drejt një zonë e izoluar, e njohur si një pikë takimi për çiftet.

Pas vrasjes së kryer me 20 goditje me thikë, ai ka hequr qafe armën dhe çelësat e makinës së shqiptarit. Ai u gjet i mbyllur brenda automjetit dhe me veshje që ishin lyer me gjak.

Gjatë sulmit 17-vjeçari pësoi një plagë me thikë në dorë, një prerje të thellë midis gishtit të madh dhe gishtit tregues. Pasi u nis në këmbë nga Via Dei Carpini, ai u filmua nga një kamera teksa i kërkonte autostop një kalimtari vendas (të cilit iu sekuestrua edhe makina për hetim), i cili e shoqëroi deri në stacionin e autobusit. Në këtë pikë gjurmët e tij humbasin derisa ai rishfaqet në një dhomë të urgjencës lokale për të trajtuar dorën e tij.

Detaji i autostopit dhe ndihma e parë në spital ishin elementët e parë që i çuan hetuesit në gjurmët e tij. Por prova përfundimtare dhe vendimtare doli vetëm kur iu zhbllokua celulari i dytë i Bledarit, ai që dyshohet se kishte përdorur për të organizuar “jetën e dytë” pa dijeninë e familjes, të përbërë nga kontakte dhe takime të fshehta seksuale me persona të tjerë.

Madje, në mesazhe janë gjetur gjurmë të qarta kontaktesh mes 17-vjeçarit dhe Dedja-s, duke përfshirë me sa duket mesazhin me të cilin ishte caktuar takimi përfundimtar.

“Po, isha unë”, pranoi 17-vjeçari, por nuk tha asgjë për motivin. .

Djali kishte rreth një vit lidhje me Bledar Dedja, të cilin e takoi gjatë një periudhe ndërrimi shkollë-punë në vendin ku punonte 39-vjeçari. Hipoteza është se i riu kishte përfunduar në një rrjet prostitucioni – mes të cilëve edhe të mitur, siç konfirmohet ndër të tjera nga elementët që policia gjeti nga analiza e celularit të viktimës dhe të cilët tashmë janë duke u ekzaminuar nga hetuesit.

Mediat italiane aludojnë se adoleshenti ndoshta donte të dilte nga ajo rrugë dhe Bledari mund ta kishte shantazhuar, duke e kërcënuar se do t’i tregonte gjithçka familjes së tij. Dhe për këtë arsye 17-vjeçari organizoi takimin e fundit dhe vrau shqiptarin.

Previous Post

Açka: Pse nuk iu bashkova grupimit të Gazment Bardhit

Next Post

Misteri i vrasjes së Pëllumb Metës nga fëmijët, vajza merr përsipër krimin/ Profili i Hygertës

Next Post
Misteri i vrasjes së Pëllumb Metës nga fëmijët, vajza merr përsipër krimin/ Profili i Hygertës

Misteri i vrasjes së Pëllumb Metës nga fëmijët, vajza merr përsipër krimin/ Profili i Hygertës

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari i kërkuar nga SPAK, GJKKO konfirmon arrestin në burg

Ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari i kërkuar nga SPAK, GJKKO konfirmon arrestin në burg

October 30, 2026
Begaj dekreton 9 majin 2027 si datën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri

Begaj dekreton 9 majin 2027 si datën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri

October 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al