Friday, October 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zyrtarët europianë reagojnë për protestat në Shqipëri: Institucionet duhet të dëgjojnë qytetarët

Pali by Pali
in AKTUALITET
0
Zyrtarët europianë reagojnë për protestat në Shqipëri: Institucionet duhet të dëgjojnë qytetarët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke dënuar aktet e dhunës gjatë protestave dhe duke vënë theksin te përgjegjësia e institucioneve për të dëgjuar dhe adresuar shqetësimet e qytetarëve.

Gjatë një deklarate, ambasadorja theksoi se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe se pakënaqësitë duhet të shprehen përmes mekanizmave institucionalë. Nga ana tjetër, ajo nënvizoi se institucionet duhet të forcojnë kapacitetet e tyre për t’iu përgjigjur kërkesave dhe shqetësimeve të qytetarëve.

Sofia Moreira de Sousa u shpreh: “Në Shqipëri dhe në disa vende të Europës po shohim protesta të dhunshme. Kjo nuk mund të ndodhë në demokraci dhe nuk duhet të ndodhë në vendet ku ne mbrojmë demokracinë. Nuk duhet të ketë dhunë në rrugë. Pakënaqësitë e qytetarëve duhet të adresohen në institucionet demokratike. Nga ana tjetër, institucionet duhet të kenë kapacitetet e duhura për të treguar se mund t’i trajtojnë pakënaqësitë e qytetarëve. Pra, kjo është një punë e madhe që duhet të bëjnë politikanët dhe nëpunësit civilë, për të forcuar kapacitetet e institucioneve në adresimin e këtyre pakënaqësive. Ne nuk e shohim këtë te dhuna që po përshkallëzohet.

Duhet të angazhohemi me rininë, shoqërinë civile dhe çdo qytetar, për t’u shpjeguar rregullat e lojës në demokraci. Këto rregulla nuk kanë të bëjnë me shkatërrimin e pasurisë publike dhe private, por me forcimin e ligjeve dhe rregullave që mundësojnë adresimin e pakënaqësive. Ka vende të caktuara ku njerëzit duhet të luftojnë për atë që besojnë dhe këto vende janë institucionet”.

Edhe bashkëkryetari i Komitetit të Përbashkët Konsultativ CoR-Shqipëri, Antonio Mazzeo, u shpreh kundër akteve të dhunës, duke theksuar rëndësinë e garantimit të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për protesta paqësore.

Ai vlerësoi se protestat paqësore janë një ndër elementët thelbësorë të demokracisë, pasi u japin mundësi qytetarëve të shprehin shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Njëkohësisht, ai u bëri thirrje institucioneve dhe protestuesve të tregojnë përgjegjshmëri dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Antonio Mazzeo deklaroi: “Dua të prek një çështje delikate që ka të bëjë me tensionet e fundit të regjistruara në Tiranë. Bashkohem me shqetësimet e shprehura nga presidenti i Parlamentit Europian. Në çdo vend, dhuna nuk duhet të jetë një instrument i pranueshëm për t’u shprehur politikisht në një shoqëri demokratike. Liria e shprehjes dhe e drejta për të protestuar pa dhunë duhet të garantohen, sepse janë vlera dhe të drejta themelore europiane.

Protesta paqësore është një element kryesor i demokracisë, përmes së cilës qytetarët mund të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet. Nisur nga kjo, përfitoj nga rasti t’u bëj apel të gjitha institucioneve dhe protestuesve që të sillen me përgjegjësi dhe të shmangin çdo përshkallëzim, i cili është absolutisht i dëmshëm.

Unë mendoj se një demokraci e fortë nuk matet vetëm me mundësinë për të garantuar rendin publik, por edhe me mundësinë që kanë institucionet për të garantuar pluralizmin politik, përfaqësimin demokratik dhe besimin e qytetarëve”.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe për reformën territoriale në Shqipëri. Mazzeo theksoi se ndryshimet në organizimin e pushtetit vendor duhet të orientohen nga nevojat e qytetarëve dhe funksionet e institucioneve lokale, duke shmangur ndikimet dhe interesat elektorale.

Sipas tij, procesi duhet të jetë në përputhje me standardet europiane dhe të garantojë përfshirjen e minoriteteve në jetën publike.

Ai u shpreh: “Disa javë më parë, Komiteti Europian i Rajoneve nënvizoi qartë se reforma territoriale duhet të ketë në bazë funksionet dhe detyrat e pushtetit vendor dhe jo interesat elektorale. Këtu nuk kemi të bëjmë me zgjedhjet, por me jetën e qytetarëve. Çdo proces apo reformë duhet të respektojë standardet e BE-së. Duhet të garantohet përfshirja e minoriteteve dhe e drejta e tyre për t’u përfshirë në jetën publike.

Tani u takon qytetarëve dhe institucioneve të vëzhgojnë pasojat e kësaj reforme dhe të vlerësojnë konkretisht efektet e saj.

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës nënvizon, në disa aspekte të reformës territoriale, një tendencë jo të duhur të centralizimit të pushteteve, pamjaftueshmërinë e buxheteve të përcaktuara për pushtetin vendor, mungesën e burimeve njerëzore dhe mungesën e gjithëpërfshirjes në mekanizmat e konsultimit. Në këto aspekte duhet të punohet”.

Një tjetër temë e diskutuar ishte edhe paraburgimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Për këtë çështje, Mazzeo theksoi rëndësinë e respektimit të procesit të rregullt ligjor dhe garantimit të pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Ai iu referua gjithashtu shqetësimeve të ngritura në raportin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës lidhur me zgjatjen e paraburgimit për kryetarët e bashkive.

Mazzeo deklaroi: “Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës flet për disa çështje, siç është praktika e tejzgjatur e paraburgimit për kryetarët e bashkive, duke iu referuar gjithashtu edhe vëzhgimeve të Komisionit të Venecias.

Ne, si përfaqësues të autonomisë vendore, e vërejmë me shumë kujdes atë që po ndodh me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, duke përsëritur rëndësinë e një procesi të drejtë dhe të pavarësisë së gjyqësorit”.

Deklaratat u mbajtën gjatë takimit të katërt të Komitetit të Përbashkët Konsultativ CoR-Shqipëri, ku në fokus ishte roli i pushtetit vendor në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Tags: bashkimi europianProtestat në Shqipërireforma territorialeSofia Moreira de Sousa
Previous Post

Itali, qindra mijëra njerëz në protesta kombëtare kundër qeverisë Meloni

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zyrtarët europianë reagojnë për protestat në Shqipëri: Institucionet duhet të dëgjojnë qytetarët

Zyrtarët europianë reagojnë për protestat në Shqipëri: Institucionet duhet të dëgjojnë qytetarët

October 30, 2026
Itali, qindra mijëra njerëz në protesta kombëtare kundër qeverisë Meloni

Itali, qindra mijëra njerëz në protesta kombëtare kundër qeverisë Meloni

October 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al