Monday, October 26, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e së mërkurës zonën e Brrylit në Tiranë, në një pikë karburanti që ndodhet mes dy pallateve dhe në afërsi të banesave e bizneseve.

Ngjarja ndodhi në pikën e karburantit “Eida”, ku për pasojë u shemb plotësisht një ambient që shërbente si zyrë, ndërsa u dëmtua rëndë edhe pjesa tjetër e strukturës së karburantit. Forca e shpërthimit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa xhama dhe materiale të tjera janë shpërndarë në zonën përreth.

Tre punonjës të karburantit mbetën të lënduar dhe u transportuan në Spitalin e Traumës. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar. Në njoftimin e parë, Policia bëri me dije se dyshohej për shpërthimin e një bombole gazi në momentin kur një automjet po furnizohej me karburant.

Automjeti tip “Volkswagen Polo”, i cili ndodhej në pikën e karburantit në momentin e ngjarjes, ka pësuar dëmtime dhe djegie në pjesën e pasme.

“Tek Brryli, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet. Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.

Megjithatë, versioni i parë i ngjarjes nuk është i vetmi që po hetohet.

Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, deklaroi për mediat se, bazuar në vlerësimet paraprake në vendngjarje, dyshohet se shpërthimi mund të ketë ndodhur në ambientin e zyrave të karburantit, i cili është shembur tërësisht.

Sipas Goxhajt, fakti që pjesa kryesore e pikës së karburantit nuk është përfshirë nga flakët, por është dëmtuar nga vala e shpërthimit, së bashku me shpërndarjen e xhamave përreth, ngre dyshime se origjina e shpërthimit mund të ketë qenë brenda zyrave.

“Përfaqësuesit e bizneseve na thonë që një automjet mund të ketë goditur zyrat e karburantit, por mbetet për t’u parë. Do të shihen kamerat e sigurisë. Do ta hetojmë nëse ka qenë defekt teknik i karburantit”, deklaroi Goxhaj.

Një tjetër pistë po shqyrtohet nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI).

Pas verifikimeve paraprake në vendngjarje, institucioni ka përjashtuar mundësinë që shpërthimi të ketë ardhur nga rezervuarët e karburantit.

Sipas ISHTI-t, dyshimet paraprake janë se zjarri mund të ketë nisur nga një automjet brenda territorit të stacionit dhe më pas të jetë shoqëruar nga një shpërthim.

“Nga vlerësimi paraprak i grupit të inspektimit të ISHTI-t në stacionin e shitjes me pakicë të karburanteve ‘Skënderi G’ sh.p.k., me vendndodhje te Brryli, Tiranë, rezulton se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet në territorin e stacionit të karburanteve, i cili është shoqëruar edhe me eksplozion”, thuhet në reagimin paraprak të ISHTI-t.

Në kuadër të hetimeve, Komisariati nr. 1 ka shoqëruar administratorin, drejtuesin teknik dhe menaxherin e karburantit. Në pyetje janë marrë gjithashtu punonjësit e pikës së karburantit, si dhe drejtuesi i automjetit që po furnizohej me gaz në momentin e ngjarjes.

Paralelisht, autoritetet po verifikojnë dokumentacionin e plotë të pikës së karburantit, përfshirë aktivitetin e saj, kontrollet e kryera ndër vite dhe nëse subjekti dispononte të gjitha lejet dhe autorizimet e parashikuara nga ligji.

Pika e karburantit, e njohur me emrin tregtar “Eida”, rezulton e regjistruar si “Skënderi G” sh.p.k. dhe është në pronësi të Frident Kuqit.

A ishte karburanti i sigurt?

Një pikë karburanti nuk është një biznes i zakonshëm. Aty ruhen dhe tregtohen lëndë të ndezshme, përdoren pajisje teknike dhe, në rastin konkret, ofrohej edhe furnizim me gaz.

Për këtë arsye, kontrolli i dokumentacionit dhe i kushteve teknike nuk mund të jetë një formalitet pas ngjarjes.

Duhet të zbardhet se çfarë kontrollesh janë kryer ndër vite, kush i ka kryer, çfarë është konstatuar dhe nëse mangësitë e mundshme janë korrigjuar.

Nëse gjithçka ka qenë në rregull, kjo duhet të provohet me dokumente. A ka pasur shkelje, duhet të përcaktohet kush mban përgjegjësi.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje nga organet dhe pronari i subjektit “Skënderi G” sh.p.k:

Kur është kryer kontrolli i fundit teknik i subjektit “Skënderi G” sh.p.k.? Çfarë është kontrolluar konkretisht? A janë verifikuar pajisjet e gazit, instalimet, sistemet e sigurisë dhe kushtet teknike të funksionimit?

A janë evidentuar më parë shkelje apo mangësi? Nëse po, çfarë masash janë marrë dhe a janë korrigjuar ato?

A kishte subjekti të gjitha autorizimet për furnizimin me gaz? A dispononte subjekti të gjitha lejet, autorizimet dhe dokumentacionin teknik të nevojshëm për aktivitetin që ushtronte?

A mund të publikoni dokumentet e kontrolleve dhe kolaudimeve?

Kur është kryer kontrolli i fundit teknik? Kur janë kontrolluar pajisjet e gazit? A ka pasur defekte apo probleme të raportuara më parë? A ka pasur ndërhyrje në strukturën e zyrave apo në instalimet e karburantit?

Dhe a disponon subjekti dokumentacionin që provon se të gjitha pajisjet kanë qenë në kushtet e kërkuara të sigurisë?

Pas shpërthimit dhe dëmtimeve të rënda të shkaktuara në pikën e karburantit, autoritetet duhet të vlerësojnë nëse vijimi i aktivitetit përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Nëse inspektimi konstaton shkelje të kushteve teknike, mungesë të autorizimeve ose rrezik të drejtpërdrejtë, legjislacioni lejon marrjen e masave administrative, përfshirë pezullimin ose ndalimin e aktivitetit deri në eliminimin e shkeljeve.

©Copyright Vox News

Tags: EidaFrident Kuqi
Previous Post

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Next Post

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

Next Post
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit në Balldre, transportohet te Trauma

16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit në Balldre, transportohet te Trauma

October 26, 2026
Policia e Tiranës me udhëzim urgjent për protestat: Mos kontrolloni celularët pa urdhër gjykate, të miturit të shoqërohen nga prindërit dhe psikologu

Policia e Tiranës me udhëzim urgjent për protestat: Mos kontrolloni celularët pa urdhër gjykate, të miturit të shoqërohen nga prindërit dhe psikologu

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al