Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përplasja me armë në burgun e Peqinit, ja kush mbeti viktimë/ Detajet për 3 të dënuarit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Përplasja me armë në burgun e Peqinit, ja kush mbeti viktimë/ Detajet për 3 të dënuarit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Forcat RENEA dhe ato të FNSH pritet të mbërrijnë në burgun e Peqinit, atje ku ka pasur një përplasje mes 3 të dënuarve përjetë: Sokol Mjacaj, Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi. Ky i fundit raportohet se ka humbur jetën si pasojë e një të shtëne me armë.

Vrasja ka ndodhur me një pistoletë, e cila nuk dihet se si ka hyrë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, por dyshohet se është përdorur një dron.

Konflikti mes 3 të dënuarve me burgim të përjetshëm ka ndodhur në ajrim, ndërsa Sokol Mjacaj është identifikuar si autori i krimit të rëndë brenda burgut.
Raportohet se asnjë prej gardianëve apo punonjësve të burgut nuk është lënduar nga ngjarja.

Viktima Arben Lleshi vuante dënimin për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha, ngjarje e ndodhur në Sauthempton. Krimi ndodhi më 10 prillin e 2013 kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.

Ndërkohë, Sokol Mjacaj, i dyshuar si autor i vrasjes së Lleshit brenda burgut të Peqinit, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre. Pas kryerjes së krimit Mjacaj u largua nga vendngjarja dhe u ul në një kafene të fshatit për të porositur kafe.

Sokol Mjacaj u arrestua dy ditë më pas më 5 korrik 2015. Më 5 korrik 2022 Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin, burg përjetë për Sokol Mjacajn. Ky dënim ishte dhënë nga Gjykata e Apelit të Shkodër në 2018.

Tre të akuzuarit për vrasjen e dy të moshuarave Elsa e Gjinofeva Vava, mesnatën e 1 shtatorit të 2014, kanë dalë në gjyq së bashku. Indrit Shaqja, nga Shijaku, Velson Elmazi nga Elbasani kushëriri i tij dhe nipi i dy viktimave Artur Kacanolli janë përballur me trupin gjykues dhe prokuroren, përpara dhënies së konkuluzioneve përfundimatre të vendimit.

Indrit Shaqja nga Shijaku vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy grave të moshuara me qëllim grabitjen e tyre.

“Unë jam autori asnjë prej të arrestuarve të tjerë nuk ka faj. Nipi i viktimave është shoku im, por ai nuk e dinte çfarë do të bëja në shtëpinë e tezes dhe nuses së dajës. Nuk e dija që kishte njerëz në atë shtëpi. Shkova të merrja ndonjë send me vlerë ndonjë televizor apo çfarë të gjeja, kur më doli plaka e parë u tremba. Edhe ajo u tremb shumë, e kam lidhur me çafrçaf dhe e hodha në krevat. Më pas ka dalë plaka e dytë. Edhe atë e kam lidhur me çarçaf. Kur jam larguar i kam lënë mirë, merrnin frymë. Por në mëngjes e mësova lajmin nga televizori dhe jam arratisur në Kosovë, në Itali e më pas në Spanjë. Më zuri paniku nuk doja të përfundoja në burg” ka thënë para trupit gjykues Shaqja, i cili u ekstradua nga Inetrpoli si autori i grabitjes me pasojë vdekjen e të moshuarave.

Previous Post

Perplasje me armë në burgun e Peqinit vritet një person

Next Post

Vrasja e Arben Lleshit, si nisi gjakmarrja me fisin Hoxha. Nga djegia e shokut, tek “shuarja” e të gjithë meshkujve të fisit

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Efektivi i plagosur në Korçë mbërrin te Trauma, ka marrë plagë në nofull dhe qafë

Efektivi i plagosur në Korçë mbërrin te Trauma, ka marrë plagë në nofull dhe qafë

June 4, 2026
Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati

Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati

June 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al