Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Mungesat nuk ndalen, por të kuqtë e Partizanit e kanë formacionin “tip”

Editor by Editor
in Sport
0
Mungesat nuk ndalen, por të kuqtë e Partizanit e kanë formacionin “tip”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Egnatias në Rrogozhinë, e programuar për t’u luajtur në orën 13:30. Të kuqtë zhvilluan dje paradite stërvitjen e radhës, ku të pranishëm ishin të gjithë futbollistët, përfshirë edhe ata me probleme.

Pesë lojtarë pritet të mos jenë në dispozicion as në sfidën ndaj Egnatias. Andi Hadroj është jashtë prej më shumë se dy muajsh për shkak të dëmtimit në muskujt e barkut. Lideri i mbrojtjes pritet që pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare të jetë gati.

Eljon Sota, që pësoi një tërheqje muskulore në derbi, gjithashtu mbetet jashtë për Egnatian dhe pritet të kthehet në stërvitje me ritëm të plotë pas sfidës me rrogozhinasit. E njëjta gjë vlen edhe për Koçijanin, i cili vuan një problem në pjesën poshtë gjurit dhe vijon terapinë. Viktor da Silva dhe Kristian Mba vijojnë gjithashtu të jenë jashtë për shkak dëmtimesh. Senegalezi ka shanse minimale për të qenë në stol ndaj rrogozhinasve.

FORMACIONI – Lajme të mira ka nga Alban Hoxha, i cili tashmë thuajse e ka kaluar plotësisht problemin në shpatull dhe është tërësisht i gatshëm, duke qenë më i avantazhuar se Qirko. Sakaq, pjesa tjetër e formacionit pritet të jetë e njëjta, duke pasur parasysh faktin që ndaj Vllaznisë e gjithë skuadra ishte në superformë.

Duhet thënë se pavarësisht mungesave, Partizani e ka krijuar një formacion “tip” dhe Abilaliaj ka bërë vetëm ndërhyrje të detyruara.

Previous Post

Partizani U-21 luan tenis me Kukësin, Birçaj bën tripletë/ Shikoni renditjen në Superioren U-21

Next Post

Synohet rekordi i 1998-ës, ish-mbrojtësi Daiu: Ky Partizan është më lart, ja ku ndryshon sivjet

Next Post
Synohet rekordi i 1998-ës, ish-mbrojtësi Daiu: Ky Partizan është më lart, ja ku ndryshon sivjet

Synohet rekordi i 1998-ës, ish-mbrojtësi Daiu: Ky Partizan është më lart, ja ku ndryshon sivjet

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Po pinte kafen e mëngjesit në lokal, plagoset me armë zjarri këngëtari në Shkodër

Po pinte kafen e mëngjesit në lokal, plagoset me armë zjarri këngëtari në Shkodër

October 27, 2026
Të shtëna me armë në Shtoj të Shkodrës, një i plagosur

Të shtëna me armë në Shtoj të Shkodrës, një i plagosur

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al