Një 41-vjeçar i dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur është arrestuar nga policia në Delvinë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Shijani”, uniformat blu kanë lokalizuar dhe vënë në pranga Besnik Banushin, banues në Delvinë, i cili ishte shpallur në kërkim.
Sipas policisë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e kishte dënuar 41-vjeçarin me 9 vite burgim, me vendim të datës 23 korrik 2026. Dënimi lidhet me një rast të veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të regjistruar më 2 janar 2012.
I kërkuari u kap në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”, pas informacioneve të siguruara nga policia në rrugë operative. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.








