Saturday, November 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dokumente false, kokainë dhe para të pista, tre shqiptarët dënohen në Britani

Pali by Pali
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dokumente false, kokainë dhe para të pista, tre shqiptarët dënohen në Britani
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpallën fajtorë për përfshirje në një rrjet kriminal që merrej me shpërndarjen e kokainës, përdorimin e dokumenteve të falsifikuara dhe pastrimin e parave të përfituara nga aktivitetet e paligjshme.

Vendimi u dha nga Gjykata e Kurorës në Swindon, ku Daniela Sopiku, 26 vjeçe, Hysen Sopiku, 21 vjeç dhe Alvaro Vrapi, 18 vjeç, pranuan akuzat e ngritura ndaj tyre.

Daniela Sopiku u dënua me 9 muaj burg. Ajo u shpall përgjegjëse për posedimin e dokumenteve false të identifikimit me qëllim përdorimin e paligjshëm, si dhe për përfitimin dhe përdorimin e pasurive që rridhnin nga aktiviteti kriminal.

Ndërkohë, Hysen Sopiku u dënua me 3 vite burg, pasi pranoi disa akuza, mes tyre përfshirjen në shpërndarjen e narkotikëve të klasit A, posedimin e kokainës me qëllim shitjen, përfitimin e pasurisë kriminale, drejtimin e automjetit pa leje dhe siguracion, si dhe posedimin e një objekti të përdorur për mashtrim.

Për Alvaro Vrapin, 18 vjeç, i cili nuk kishte një adresë fikse banimi, gjykata caktoi dënimin me 28 muaj burg. Ai pranoi akuzat për përdorimin e dokumenteve false të identifikimit dhe përfshirjen në shpërndarjen e lëndëve narkotike të klasit A.

Si u zbulua aktiviteti i grupit shqiptar
Sipas autoriteteve britanike, hetimi ndaj tre shtetasve shqiptarë kishte nisur prej kohësh dhe ishte zhvilluar përmes metodave të posaçme të investigimit. Provat e mbledhura zbuluan se grupi ishte përfshirë në shpërndarjen e kokainës në disa qytete dhe zona të Wiltshire gjatë viteve 2025 dhe 2026.

Në muajin qershor, policia ndërhyri duke arrestuar Hysen Sopikun dhe Alvaro Vrapin. Dy të rinjtë u kapën në një automjet tip Nissan Qashqai, në momentin kur po kryenin transaksione të lidhura me drogën.

Kontrollet e mëtejshme në zonat Biddestone dhe Giddeahall, pranë Chippenham, të cilat dy të arrestuarit i kishin vizituar gjatë asaj dite, çuan në zbulimin e sasive të lëndëve narkotike me vlerë mbi 11 mijë paund.

Në të njëjtën ditë, efektivët arrestuan edhe Daniela Sopikun në zonën e Old Town. Gjatë kontrolleve në ambientet e lidhura me të, policia sekuestroi pajisje që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e drogës, shuma të konsiderueshme parash, produkte luksi nga marka të njohura dhe dokumente identifikimi të falsifikuara.

Mes dokumenteve të sekuestruara ishte edhe një pasaportë italiane false, e lëshuar në emër të Danielës. Falsifikimi i saj u konfirmua më pas nga autoritetet britanike të emigracionit.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se Alvaro Vrapi kishte përdorur dokumente të falsifikuara për të hapur llogari bankare, të cilat shërbenin për lehtësimin e veprimtarisë kriminale.

Verifikimet financiare zbuluan se tre të pandehurit kishin përfituar së bashku më shumë se 53 mijë paund të ardhura të pajustifikuara. Sipas autoriteteve, asnjëri prej tyre nuk kishte burime të ligjshme të ardhurash dhe të tre qëndronin në mënyrë të paligjshme në territorin britanik.

Pas shpalljes së vendimit, oficeri i policisë Jordan Gratton deklaroi se dënimet tregojnë seriozitetin e aktivitetit kriminal të grupit. Sipas tij, tre shqiptarët kishin shpërndarë kokainë në komunitetet e Wiltshire, ndërsa kishin përdorur dokumente false dhe para të përfituara në mënyrë të paligjshme për të fshehur gjurmët e aktivitetit të tyre.

Ai vlerësoi punën hetimore të policisë, duke theksuar se provat e mbledhura gjatë një hetimi të gjatë bënë të mundur identifikimin dhe goditjen e rrjetit kriminal.

Tags: britanidrogekokaineshqiptaret
Previous Post

I dënuar për marrëdhënie me të mitur, arrestohet 41-vjeçari në Delvinë

Next Post

Berisha: Akuzat ndaj Spiropalit i kam paraqitur me fakte dhe dokumente dy vite më parë

Next Post
Berisha: Akuzat ndaj Spiropalit i kam paraqitur me fakte dhe dokumente dy vite më parë

Berisha: Akuzat ndaj Spiropalit i kam paraqitur me fakte dhe dokumente dy vite më parë

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
AKTUALITET

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

by Redaktor Redaktor
November 17, 2026
0

Ish Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë rikthehet në Administratën Tatimore 10 vjet pas arrestimit të bujshëm në 18 shkurt 2016....

Read moreDetails
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Poshtë diktatura!”, studentët protestojnë aty ku Rama mblodhi socialistët

“Poshtë diktatura!”, studentët protestojnë aty ku Rama mblodhi socialistët

November 21, 2026
Nga paratë e drogës te apartamentet dhe bizneset në Poliçan, Prokuroria sekuestron pasuritë

Nga paratë e drogës te apartamentet dhe bizneset në Poliçan, Prokuroria sekuestron pasuritë

November 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al