Fation Shehu pritet të marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, duke zëvendësuar në këtë detyrë Besmir Bejën, i cili largohet nga posti pas rreth 10 muajsh në krye të institucionit.
Propozimi për emërimin e Shehut pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ditën e premte.
Fation Shehu ka mbuluar detyrën e drejtorit të Antikontrabandës për 4 vite.








