Këshilli i Ministrave ka emëruar Fation Shehun drejtor të Përgjithshëm të Doganave.
Vendimi është marrë më 20 nëntor 2026. Shehu, i cili deri më tani drejtonte Antikontrabandën në administratën doganore, zëvendëson në këtë detyrë Besmir Bejën.
Kush është Fation Shehu?
Shehu është avokat me profesion.
Nga tetori i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2022, ai ushtroi profesionin në një studion ligjore, përpara se të kalonte në administratën doganore.
Shehu ka mbuluar detyrën e drejtorit të Antikontrabandës për 4 vite, ku vlen të theksohet që vitin e kaluar u vlerësua edhe me Çmimin e Parë nga SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore) për arritje në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.
Gjatë karrierës ka marrë pjesë edhe në programe ndërkombëtare trajnimi në fushën e kontrolleve doganore dhe të sigurisë.
Pas vitesh eksperiencë dhe trajnimeve në organizata ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave zyrtarizon ditën e sotme emërimin e Fation Shehut në krye të një nga institucioneve më të rëndësishme.








