Apeli i GJKKO ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e dënuar me 11 vite burg për disa vepra penale. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i tij është 7 vite e 4 muaj heqje lirie.
Ndryshe nga vendimi i Shkallës së Parë, Apeli e ka shpallur Bistrin fajtor edhe për pastrim parash dhe korrupsion pasiv, akuza për të cilat më herët ishte deklaruar i pafajshëm.
Në shkallën e parë, ish-zyrtari ishte dënuar vetëm për zbulimin e akteve sekrete me 3 vite burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar ishte reduktuar në 2 vite.







