Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas në Fier janë asfiksuar mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë e një rrjedhje gazi nga bombola.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00, kur dyshohet se gazi ka rrjedhur nga rubineti i bombolës, duke shkaktuar asfiksimin e dy punonjësve, të identifikuar me inicialet A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç.
Të dy personat janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.







