Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Tensioni politik në Tiranë mbërrin në Parlamentin Europian

Pali by Pali
in KRYESORE, POLITIKE
0
Tensioni politik në Tiranë mbërrin në Parlamentin Europian
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Situata politike në Shqipëri është diskutuar sot në takimin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.
Në fokus të diskutimeve kanë qenë protestat e fundit në vend, korrupsionin si dhe ecuria e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, David McAllister ka ngritur shqetësime reale në lidhje me zhvillimet aktuale në vend.
“Kemi marrë mesazhe të shumta shqetësuese në lidhje me situatën politike në Shqipëri. Shqiptarët dolën në rrugë kundër abuzimit me pushtetin, rritjes së korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe eurodeputeti i Grupit të PPE-së, Michael Gahler, i cili i ka konsideruar protestat të justifikuara.
“Protestat janë të justifikuara, sa i takon projektit të Kushner unë mendoj se kur ai është i përfshirë edhe korrupsioni është i përfshirë dhe nuk kam dyshim në këtë gjë. Protestuesit kanë problem me qeverinë edhe me opozitën, pra nuk janë të lumtur me asnjë palë. Qeveria teknike mund të jetë një zgjidhje që mund t’u japë njerëzve pak shpresë. Mjafton të shikosh kullat që janë ndërtuar në Tiranë për të kuptuar se çfarë problemesh ka dhe si pastrohen paratë. Një qeveri e përkohshme do t’u jepte qytetarëve shpresë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”
Ndërkohë, raporteri për Shqipërinë, Andreas Schider ka folur për hapat e ndërmarra nga vendi në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe nevojën për bashkëpunim politik.
ANDREAS SCHIDER – RAPORTERI PËR SHQIPËRINË
“Nga këndvështrimi im, Shqipëria ishte shteti i parë nga Ballkani Perëndimor që filloi agjenden kundër korrupsionit dhe kjo po shkaktonte çështje të vështira edhe në fushën e politikës. Dhe mendoj që është e rëndësishme të shohim gjithashtu që masat që po merren kundër korrupsionit kane vënë në pranga njerëz të lartë.Një çështje e dytë që duhet përmendur është se ata po sjellin më shumë lekë elektronike sesa lekë cash dhe kjo është e rëndësishme për pastrimin e parave. Po ashtu ata kanë bërë një zhvillim ekonomik të madh dhe pyetja që mbetet është se si kjo do të ndikojë në shoqëri, pra në ndihmën ndaj të varfërve, në shëndetësi, në çështjet sociale. Pika e fundit e cila është kultura politike. Ka një gjë që ata nuk flasin brenda parlamentit, po jashtë tij. Dhe kërkesa është që duhet të punohet më shumë në këtë drejtim në bashkëpunim dhe jo kundër njëri-tjetrit.”
Diskutimi në Bruksel tregoi se e ardhmja politike e Shqipërisë po ndiqet me vëmendje të shtuar nga partnerët europianë, mbetet për t’u parë nëse thirrjet nga Brukseli do të përkthehen në hapa konkretë në Tiranë

Tags: PEprotestatshqiperia
Previous Post

Nuk mbyllet dosja e 4 hidrocentraleve në Mirditë, nën hetim edhe institucionet që dhanë lejet

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensioni politik në Tiranë mbërrin në Parlamentin Europian

Tensioni politik në Tiranë mbërrin në Parlamentin Europian

November 10, 2026
Nuk mbyllet dosja e 4 hidrocentraleve në Mirditë, nën hetim edhe institucionet që dhanë lejet

Nuk mbyllet dosja e 4 hidrocentraleve në Mirditë, nën hetim edhe institucionet që dhanë lejet

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al