Monday, November 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës për të protestuar.

Në reagim thuhet se “studentët shqiptarë e kanë çuar qeverinë e Ramës në Gjykatën Kushtetuese për kufizime të reja mbi liritë themelore”.

Sipas deklaratës së “Demokratëve Evropianë” masat e kontestuara i japin policisë kompetenca më të gjera për të kufizuar demonstratat, për të shpërndarë protestuesit dhe për të kërkuar heqjen e postimeve në mediat sociale, me gjoba deri në 500,000 lekë.

“Organizatorët e protestave mund të mbahen përgjegjës edhe për dëmet e shkaktuara nga të tjerët, ndërsa një regjistër i ri i policisë ngre shqetësime serioze në lidhje me kufizimet në udhëtimin jashtë vendit pa mbikëqyrje gjyqësore”, thuhet në reagim.

Po ashtu “Demokratët Evropianë” ndalen edhe tek dhuna policore, duke theksuar se “për muaj të tërë, studentët dhe protestuesit paqësorë shqiptarë janë përballur dhunë, kërcënime për arsimin e tyre dhe penalitete financiare për ushtrimin e të drejtave të tyre themelore. Në vend që t’i dëgjonte kërkesat e tyre, qeveria e Ramës është përgjigjur me shtypje në rritje. Liria e tubimit është një e drejtë themelore, jo një privilegj i dhënë nga qeveria. Dhe respekti për të është një kusht për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”.

Në fund të reagime thuhet se Partia Demokratike Evropiane dhe Sekretari i Përgjithshëm Sandro Gozi ishin ndër të parët që denoncuan shtypjen e Ramës ndaj protestuesve paqësorë.

“Ne kemi qëndruar në krah të studentëve të Shqipërisë, kemi ngritur çështjen me Komisionin Evropian dhe kemi kërkuar llogari për dhunën dhe frikësimin policor”.

Previous Post

Aksidentohet autobusi në aksin Fier–Levan, shkak parakalimi i gabuar i “Volkswagen”

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore

November 9, 2026
Aksidentohet autobusi në aksin Fier–Levan, shkak parakalimi i gabuar i “Volkswagen”

Aksidentohet autobusi në aksin Fier–Levan, shkak parakalimi i gabuar i “Volkswagen”

November 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al