Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SafeJournalists dënon dhunën ndaj gazetarëve: Shqetësime për përdorimin e tepruar të forcës nga Policia

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SafeJournalists dënon dhunën ndaj gazetarëve: Shqetësime për përdorimin e tepruar të forcës nga Policia
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rrjeti SafeJournalists ka dënuar dhunën e raportuar ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike gjatë protestës së studenteve në Tiranë, duke kërkuar hetim të pavarur dhe llogaridhënie për punonjësit e policisë të përfshirë në incidentet e raportuara.

Në një reagim publik, organizata shpreh shqetësimin për sulmet fizike, lëndimet dhe pengimin e gazetarëve gjatë raportimit nga terreni, si dhe për përdorimin e gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë gjatë ndërhyrjes së policisë.

SafeJournalists u bën thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të japin shpjegime publike për incidentet dhe të sigurojnë zbatimin efektiv të protokollit për mbrojtjen e gazetarëve.

Reagimi:

Rrjeti SafeJournalists dënon me forcë dhunën e raportuar të policisë ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike që po mbulonin protestat në Tiranë më 13 tetor 2026. Sulmet fizike, lëndimet dhe pengimi i raportimit, krahas përdorimit të gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë, ngrenë shqetësime serioze për përdorimin e tepruar dhe joproporcional të forcës nga Policia e Shtetit.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dhe mediave përkatëse, Izmir Akulli, kryeredaktor i Dosja.al, raportohet se është dhunuar nga disa punonjës policie ndërsa po filmonte përdorimin e forcës ndaj një studenti pranë Bankës së Shqipërisë. Pavarësisht se u identifikua si gazetar, ai dyshohet se u godit sërish me grushte dhe shkelma dhe pati nevojë për trajtim spitalor. Më herët, gazetarja e Fax News, Fatime Halmusa, raportohet se është lënduar nga punonjës të policisë, ndërsa gazetari i A2 CNN, Anesti Bajramemaj, dhe operatori Henri Simota u shtynë me forcë dhe u penguan gjatë raportimit. Gazetari i Top News, Xhoi Malësia, raportoi se ishte kërcënuar nga punonjës të policisë me arrestim. Gjithashtu, Vjolanda Peca, gazetare e Citizens.al, u godit në kokë nga një gur gjatë mbulimit të protestës, duke dëshmuar më tej rreziqet serioze me të cilat përballen gazetarët dhe punonjësit e medias gjatë raportimit nga terreni.

Këto nuk janë incidente të izoluara. Gjatë katër muajve të fundit, SafeJournalists ka dokumentuar vazhdimisht raste të ndërhyrjes së policisë në punën e gazetarëve që mbulojnë protestat në Shqipëri, përfshirë pengimin fizik gjatë protestave të 2 korrikut dhe 27 korrikut, shoqërimin në polici dhe pengimin e përsëritur të gazetares së Citizens.al, Vjolanda Peca, në korrik dhe shtator, si dhe ekspozimin e ekipeve mediatike, të identifikueshme si të tilla, ndaj masave të kontrollit të turmës, deri së fundmi më 8 tetor.

Përsëritja dhe rëndësia e këtyre incidenteve tregojnë një prirje thellësisht shqetësuese të përdorimit të dyshuar të tepruar të forcës policore, ndërhyrjes në raportimin e pavarur dhe mungesës së llogaridhënies së mjaftueshme. Veçanërisht alarmante janë raportimet për ushtrim dhune ndaj gazetarëve pikërisht në momentet kur ata dokumentojnë veprimet e policisë. Kjo ngre pikëpyetje serioze mbi zbatimin e Protokollit të Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve, të miratuar në maj 2025, si dhe mbi efektivitetin e masave të marra pas incidenteve të mëparshme.

Rrjeti SafeJournalists u bën thirrje:

Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të japin publikisht shpjegime për incidentet, të bëjnë të ditura masat e marra pas paralajmërimeve të mëparshme dhe të sigurojnë zbatimin e menjëhershëm dhe efektiv të protokollit për sigurinë e gazetarëve, përfshirë udhëzime të qarta operacionale për përdorimin e forcës dhe mbrojtjen e ekipeve mediatike të identifikueshme si të tilla.
Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) të hetojë pa vonesë, në mënyrë të pavarur dhe efektive, sulmet dhe pengesat e raportuara, të identifikojë punonjësit e policisë të përfshirë dhe të sigurojë që çdo shkelje e konstatuar të pasohet nga masa të përshtatshme për vënien e përgjegjësve përpara përgjegjësisë.

Prokuroritë kompetente: Të hetojnë nëse veprimet e punonjësve të policisë ndaj gazetarëve mund të përbëjnë vepra penale dhe të ndërmarrin veprimet përkatëse në rastet kur ekzistojnë arsye për të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme.
Kuvendit të Shqipërisë, veçanërisht komisioneve parlamentare përgjegjëse për të drejtat e njeriut, median dhe çështjet e brendshme, të ushtrojë funksionin e tij mbikëqyrës përmes një seance dëgjimore parlamentare mbi incidentet e përsëritura, veprimet e policisë gjatë protestave dhe zbatimin e mekanizmave ekzistues për mbrojtjen e gazetarëve.

Ministrisë së Drejtësisë, brenda fushës së saj të përgjegjësisë, të vlerësojë nëse garancitë ligjore dhe institucionale ekzistuese ofrojnë mbrojtje efektive dhe mjete juridike të përshtatshme për gazetarët që përballen me dhunë ose pengim nga organet ligjzbatuese.
Përgjegjësia për ruajtjen e rendit publik nuk mund të justifikojë dhunën ndaj gazetarëve apo përdorimin joproporcional të forcës. Operacionet policore, përfshirë përdorimin e gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë, duhet të respektojnë parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit, duke marrë në konsideratë praninë e gazetarëve që dokumentojnë ngjarje me interes publik.

Gazetarët duhet të jenë të lirë të dokumentojnë protestat dhe veprimet e policisë, pa frikën e dhunës apo hakmarrjes për shkak të ushtrimit të detyrës. Kur incidente të tilla përsëriten pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme, heshtja dhe mosveprimi institucional bëhen pjesë e vetë shqetësimit. Mbrojtja e gazetarëve është thelbësore për garantimin e së drejtës së publikut për t’u informuar dhe për llogaridhënien demokratike.

Rrjeti SafeJournalists shpreh solidaritetin e tij me gazetarët e prekur nga këto incidente dhe do të ndjekë nga afër reagimin e autoriteteve përgjegjëse.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 14 tetor 2026

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës
Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë
Sindikata e Medias e Malit të Zi

Tags: dhuneedi ramapoliciaprotestestudent
Previous Post

Marjana Koçeku: Dhuna policore ka kaluar çdo kufi, ministrit Ervin Demo t’i kërkohet dorëheqja

Next Post

Gjimnazistët e “Partizanit” i bashkohen protestës kundër qeverisë, bojkotojnë mësimin dhe bllokojnë rrugën

Next Post
Gjimnazistët e “Partizanit” i bashkohen protestës kundër qeverisë, bojkotojnë mësimin dhe bllokojnë rrugën

Gjimnazistët e “Partizanit” i bashkohen protestës kundër qeverisë, bojkotojnë mësimin dhe bllokojnë rrugën

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila
AKTUALITET

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

by Redaktor Redaktor
October 1, 2026
0

Policia e Tiranës ka zgjeruar hetimet për publikimin e videove erotike që kanë qarkulluar në rrjet, duke nisur marrjen në...

Read moreDetails
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
Jared Kushner thyen heshtjen për projektin miliardësh në Zvërnec: Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë me breza

Jared Kushner thyen heshtjen për projektin miliardësh në Zvërnec: Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë me breza

October 9, 2026
Protestuesi godet me shpullë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste

Protestuesi godet me shpullë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste

October 8, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama sheh ëndrra evropiane nga Luksemburgu, hesht për dhunën policore ndaj studentëve

Rama sheh ëndrra evropiane nga Luksemburgu, hesht për dhunën policore ndaj studentëve

October 14, 2026
Protesta e studentëve/ 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar, Policia e Ramës i akuzon për 8 vepra penale

Protesta e studentëve/ 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar, Policia e Ramës i akuzon për 8 vepra penale

October 14, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al