Marjana Koçeku ka reaguar ashpër pas përplasjeve mes policisë dhe studentëve gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke akuzuar forcat e rendit për përdorim brutal të dhunës ndaj të rinjve.
Në reagimin e saj, Koçeku pretendon se dhuna policore ka kaluar çdo kufi dhe ngre akuza për praninë e personave me rekorde kriminale në radhët e policisë. Ajo shprehet se, sipas saj, në disa raste është vështirë të dallohet polici nga krimineli, duke përmendur edhe pretendime për ndjekje dhe dëmtime fizike të protestuesve.
Duke iu referuar studentëve, të cilët i cilëson si një nga grupet më të brishta të shoqërisë, Koçeku e përshkroi ndërhyrjen e policisë si shtypje brutale.
Ajo drejtoi kritikat edhe ndaj ministrit Ervin Demo, duke kërkuar që atij t’i kërkohet dorëheqja për atë që ndodhi gjatë protestës.








