Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptarët parkojnë ku të duan, 1 në 3 gjoba për qëndrime të ndaluara

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Shqiptarët parkojnë ku të duan, 1 në 3 gjoba për qëndrime të ndaluara
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shkeljet e rregullave të parkimit dhe qëndrimit në rrugë përbëjnë pjesën më të madhe të masave administrative të vendosura ndaj drejtuesve të automjeteve në vend. Sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë vitit 2025, 34% e masave administrative lidheshin me qëndrimet dhe pushimet e ndaluara, nga 31,1% një vit më parë dhe 30% në vitin 2023.

Të dhënat tregojnë se parkimi dhe qëndrimi në vende të ndaluara vijojnë të jenë shkeljet më të shpeshta të konstatuara nga Policia Rrugore, ndërsa pesha e tyre në totalin e kundërvajtjeve është rritur për të tretin vit radhazi.

Në vend të dytë rnditet mosrespektimi i normave të shpejtësisë, me 18,9% të masave administrative, nga 25,4% në vitin 2024. Mosrespektimi i sinjalizimeve rrugore përbënte 14,3% të masave, nga 12,6% një vit më parë.

Parakalimet e gabuara zinin 7,7% të masave, qarkullimi pa rrip sigurimi apo sisteme fiksimi 5,5%, ndërsa përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit përbënte 3,4%.

Në total, masat administrative për shkeljet rrugore u rritën me 2,2% krahasuar me vitin 2024.

Më pak aksidente, por më shumë viktima

Ndërkohë që masat administrative u rritën, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri shënoi rënie gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, u regjistruan 1.375 aksidente, nga 1.666 në vitin 2024, një ulje prej 17,5%.

Gjithsesi, numri i personave që humbën jetën u rrit me 14,3%, ndërsa treguesi i vdekshmërisë arriti në 14,5 të vrarë për 100 aksidente, nga 10,5 një vit më parë.

Në total, 1.913 persona mbetën të vrarë ose të plagosur në aksidentet rrugore, nga 2.255 në vitin 2024.

Sipas INSTAT, sjellja e drejtuesve të mjeteve ishte shkaktare e 87,9% të aksidenteve, ndërsa sjellja e këmbësorëve përbënte 12,1% të rasteve.

Drejtuesit me mbi nëntë vite eksperiencë në drejtimin e automjeteve shkaktuan 49,2% të aksidenteve, ndërsa ata me deri në tre vite eksperiencë, 16,3%.

Grupmosha 25-34 vjeç regjistroi numrin më të lartë të aksidenteve të shkaktuara nga drejtuesit e mjeteve, me 331 raste, ose 24,1% të totalit.

Tirana vijoi të kryesojë për numrin e aksidenteve, me 447 raste, ose 32,5% të totalit kombëtar, megjithëse shënoi rënie nga 552 aksidente në vitin 2024. Lezha renditej e dyta me 169 aksidente, e ndjekur nga Korça me 134 dhe Fieri me 117.

Korça regjistroi një rritje të ndjeshme të aksidenteve, nga 60 në vitin 2024 në 134 gjatë vitit 2025, ndërsa Durrësi shënoi ulje nga 172 në 91 aksidente.

Sipas kategorisë së rrugëve, 28,3% e aksidenteve ndodhën në rrugët interurbane dytësore dhe 23,2% në rrugët urbane dytësore. Rreth 88,1% e aksidenteve u regjistruan në kushte moti të thatë.

E hëna ishte dita me numrin më të lartë të aksidenteve, me 231 raste, ndërsa intervali 08:00-12:00 përqendroi 21,7% të tyre.

Raporti i aksidenteve për 1.000 mjete në qarkullim ra në 1,3 gjatë vitit 2025, nga 1,7 në vitin 2024, sipas të dhënave të INSTAT./MONITOR

Previous Post

Ekzekutimi në Athinë/ Media greke: U krye nga banda shqiptare e ‘Titit’!

Next Post

Studentët ngrihen në protestë, “blindohet” nga efektivët Ministria e Arsimit

Next Post
Studentët ngrihen në protestë, “blindohet” nga efektivët Ministria e Arsimit

Studentët ngrihen në protestë, "blindohet" nga efektivët Ministria e Arsimit

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

October 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

October 13, 2026
Ujëhedhësja godet protestuesit dhe mediat! Efektivët shpërndajnë turmën

Ujëhedhësja godet protestuesit dhe mediat! Efektivët shpërndajnë turmën

October 13, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al