Monday, October 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Marta Kos paralajmëron Kosovën për Ligjin e Speciales: Ndryshimet rrezikojnë rrugën drejt BE-së

Pali by Pali
in AKTUALITET, KOSOVA, LAJME
0
Marta Kos paralajmëron Kosovën për Ligjin e Speciales: Ndryshimet rrezikojnë rrugën drejt BE-së
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka kundërshtuar ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në ligjin që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Ajo paralajmëroi se këto ndërhyrje ligjore bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian dhe me standardet e sundimit të ligjit, duke theksuar se vendet që largohen nga këto parime vështirësojnë perspektivën e tyre për anëtarësim në BE.

Deklarata e Kosit u be përpara takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Luksemburg, në një kohë kur vendimi i Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e ligjit të Speciales ka nxitur reagime nga institucionet evropiane dhe përfaqësues diplomatikë.
“Dua të jem e qartë se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kosovë bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së. Kjo është e papranueshme”, tha Kos.

Sipas saj, ndryshimi i rregullave gjatë zhvillimit të një procesi gjyqësor bie ndesh me standardet ndërkombëtare të sundimit të ligjit.

“Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Zgjerimi evropian po ecën përpara. Nëse vendet kandidate bëjnë hapa prapa, ato nuk janë në rrugën e duhur dhe nuk do të mund të bëhen anëtare të BE-së”, tha ajo.Deklarata e Kosit vjen pasi Kuvendi i Kosovës miratoi, javën e kaluar, ndryshimet në ligjin që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, të njohura si Gjykata Speciale.

Ndryshimet u propozuan nga Partia Demokratike e Kosovës, vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara dënuan ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte. Të katërt u deklaruan të pafajshëm gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Ndryshimet ligjore synojnë të kufizojnë juridiksionin e Dhomave të Specializuara, duke ngushtuar periudhën kohore dhe kategoritë e veprave penale që ato mund të trajtojnë.

Ato parashohin, ndër të tjera, uljen e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet, mundësinë e ankimimit në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.

BE-ja kërkon respektimin e pavarësisë së Speciales

Deklarata e Kosit është paralajmërimi më i fundit nga BE-ja lidhur me ndryshimet ligjore.

Më 8 tetor, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm deklaroi se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

Në reagim, BE-ja theksoi se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar përmes vendimeve të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014 dhe 2015, dhe se mandati dhe pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht.

BE-ja i bëri thirrje Kosovës të respektojë detyrimet ndërkombëtare, të garantojë pavarësinë e gjykatës, drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet, si dhe mbrojtjen dhe sigurinë e dëshmitarëve.

Shqetësime të ngjashme shprehu edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, duke theksuar se pavarësia e Dhomave të Specializuara nuk mund të cenohet.

PDK-ja, nga ana tjetër, e kundërshtoi vlerësimin e BE-së.

Deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, tha se ndryshimet nuk shkelin asnjë detyrim ndërkombëtar të Kosovës.

Sipas PDK-së, synimi nuk është mbyllja e gjykatës, por kufizimi i mandatit të saj në përputhje me qëllimin për të cilin ishte themeluar.

Kryeministri Albin Kurti, ndërkohë, i kishte cilësuar ndryshimet si të ngutshme dhe jo mjaftueshëm të analizuara, megjithëse Lëvizja e tij Vetëvendosje i mbështeti ato gjatë shqyrtimit në Kuvend.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë me gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Ato u themeluan për të trajtuar pretendimet për krime të kryera gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Baza e themelimit të tyre lidhet edhe me marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës me BE-në, përfshirë shkëmbimin e letrave të vitit 2014, që parashihte konsultime për ndryshime ligjore që mund të preknin mandatin e gjykatës.

Një tjetër pengesë në marrëdhëniet Kosovë-BE

Kundërshtimi i BE-së ndaj ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale shton edhe një tjetër çështje mospajtimi në marrëdhëniet mes Brukselit dhe Prishtinës, në një kohë kur Kosova ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllok.

Kosova aplikoi për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022, por mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit.

Përparimi i saj drejt BE-së varet, ndër të tjera, nga reformat në sundimin e ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Në raportin e fundit për zgjerimin, Komisioni Evropian theksoi se afrimi me BE-në kushtëzohet nga përparimi në demokraci, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore.

Ai ritheksoi, gjithashtu, rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë për perspektivën evropiane të Kosovës.

Rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit e ndërlikon edhe fakti që pesë vende anëtare të BE-së – Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja – vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e saj.

Tags: hagaligji per specialenMARTA KOSuck
Previous Post

Adriatik Kupi jep dorëheqjen pas 7 muajsh në krye të Burgjeve: Koha do të flasë

Next Post

Humbja tragjike e 16-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohen kamerieri dhe pronari i restorantit

Next Post
Humbja tragjike e 16-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohen kamerieri dhe pronari i restorantit

Humbja tragjike e 16-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohen kamerieri dhe pronari i restorantit

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

October 5, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan

Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan

October 12, 2026
Përjashtim me 60 ditë për Bardhin dhe Balliun, deputeti i PD-së shpërthen: Rama urdhëroi gjithçka

Përjashtim me 60 ditë për Bardhin dhe Balliun, deputeti i PD-së shpërthen: Rama urdhëroi gjithçka

October 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al