Policia e Tiranës ka zgjeruar hetimet për publikimin e videove erotike që kanë qarkulluar në rrjet, duke nisur marrjen në pyetje të personave të identifikuar që shfaqen në pamje.
Mes personave të thirrur për të dhënë deklarime është edhe Adrian (Adi) Hila, i cili është kontaktuar nga policia dhe pritet të paraqitet gjatë ditës së sotme për t’u marrë në pyetje.
Në kuadër të hetimit janë kontaktuar edhe persona të tjerë që shfaqen në videot e publikuara. Për disa prej tyre, marrja e deklarimeve mund të kryhet në një fazë të dytë, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pas publikimit të pamjeve.
Një prej elementeve që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve lidhet me një moment të videos ku Adi Hila i drejtohet personit tjetër në pamje, duke i thënë se ajo që shihet nuk është kamerë, por alarm.
Ky detaj është bërë pjesë e verifikimeve të policisë, e cila po përpiqet të përcaktojë rrethanat e regjistrimit dhe mënyrën se si pamjet kanë përfunduar më pas në publik.







