I dënuar me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu ka trokitur në derën e Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për rigjykimin e çështjes së tij.
Haxhiu, i përfshirë në të ashtuquajturën “masakra e Lushnjes” e ndodhur në vitin 2017, pretendon se gjatë procesit gjyqësor i janë cenuar të drejtat dhe liritë e tij themelore.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që e dënoi me burgim të përjetshëm, u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Më 19 maj 2026, edhe Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit të paraqitur nga Haxhiu.
Haxhiu është dënuar lidhur me masakrën e Lushnjes, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, dhe u plagosën dy të tjerë.








